• Tirane, ofrohet vend pune Asistent Fotograf/Editor

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Myslym Shyri | Drejtoria Policise
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Fotograf | Videograf
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Njoftim pune – Asistent për Fotografi / Editor

Pozicioni: Asistent për Fotografi / Editor
Vendndodhja: REXHA GOLD, Tiranë

Përshkrimi i pozicionit
REXHA GOLD kërkon një Asistent Fotograf/Editor, i cili do të ndihmojë në realizimin e fotove dhe videove të produkteve, përgatitjen e materialeve vizuale për rrjete sociale dhe website, si dhe organizimin praktik të produkteve dhe set-eve fotografike.

Detyrat kryesore

  • Organizimi i produkteve për fotografim
  • Asistencë gjatë fotografimit
  • Realizim fotosh dhe videosh të thjeshta sipas udhëzimeve
  • Përzgjedhje, renditje dhe ruajtje e materialeve
  • Editim foto/video
  • Përgatitje materialesh vizuale për rrjete sociale
  • Bashkëpunim me ekipin e marketingut për dorëzimin e materialeve në kohë

Kriteret e kërkuara

  • Njohuri bazë ose të mira në fotografi (kompozim, fokus, dritë)
  • Njohuri pune në Adobe Creative Suite, veçanërisht:
    • Adobe Lightroom
    • Adobe Photoshop
    • Avantazh: Adobe Premiere Pro ose After Effects
  • Aftësi për të përgatitur materiale të përshtatshme për web dhe rrjete sociale
  • Aftësi organizimi dhe kujdes i lartë ndaj detajeve
  • Seriozitet, korrektësi dhe gatishmëri për të mësuar

Orari & natyra e punës

  • Orar pune sipas orarit të dyqanit dhe nevojave të fotografimeve
  • Vendi i punës: Tiranë, në ambientet e REXHA GOLD

Aplikimi

Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV dhe portofolin e tyre në adresën e e-mailit: legal@rexhagold.com me subjekt email-i: “Aplikim – Asistent Fotograf/Editor”.
 


Apply
Back
Top