• Tirane, ofrohet vend pune ARKITEKT/E

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.
Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.
Aktualisht ne po kërkojmë për profesionistë me eksperiencë:

  • ARKITEKT/E
Profili i kandidatit/es:

Kandidati/ja duhet të jetë profesionist/e me përvojë në projekte të infrastrukturës dhe ndërtimeve civile, me aftësi të forta në koordinimin e disiplinave të ndryshme (arkitekturë, strukturë, hidroteknikë, transport). Kërkohet një individ me mendim analitik, aftësi të avancuara menaxheriale dhe përvojë në bashkëpunimin me institucione publike dhe kontraktorë.

PËRGJEGJËSITË:

  • Hartimi dhe zhvillimi i projekteve për objekte civile dhe infrastrukturë (rrugë, ujësjellës, kanalizime, etj.),
  • Menaxhimi i projekteve nga faza e konceptit deri në zbatimin final,
  • Koordinimi me inxhinierë të disiplinave të ndryshme (strukturorë, transporti, hidroteknikë),
  • Përgatitja dhe rishikimi i dokumentacionit teknik dhe preventivave,
  • Mbikëqyrja e punimeve në terren dhe sigurimi i zbatimit korrekt të projektit,
  • Ndjekja e afateve, kostove dhe cilësisë së projekteve,
  • Bashkëpunimi me institucione publike për leje dhe miratime,
  • Identifikimi i zgjidhjeve teknike optimale dhe innovative,
  • Raportimi periodik mbi ecurinë e projekteve.
KËRKESA:
  • Diplomë në Arkitekturë (preferohet specializim ose eksperiencë në infrastrukturë),
  • Minimumi 5-7 vite eksperiencë në projekte civile dhe infrastrukturore,
  • Eksperiencë e provuar në menaxhimin e projekteve të mëdha publike ose private,
  • Njohuri shumë të mira të standardeve të projektimit dhe legjislacionit të ndërtimit,
  • Aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe drejtuese,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi ndërdisiplinor,
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (avantazh).
Njohuri në programet:
• AutoCAD (thelbësore)
• Civil 3D (avantazh i fortë për projekte infrastrukturore)
• Revit (preferohet)
• SketchUp / 3ds Max
• Microsoft Office (Excel, Word)

SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

📧 info@vibtis.al ose ne nr e cel 069 40 200 38


Faleminderit,

Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
📧
[SIZE=5]info@vibtis.al[/SIZE]
 


Apply WhatsApp
Back
Top