• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt/e Junior remote | smartworking nga shtepia

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
  2. remote | smartworking nga shtepia
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Elementa Architecture po kërkon një Arkitekt/e Junior, të motivuar për t’u angazhuar në projekte arkitekture dhe interior design.

Pozicioni do të jetë fillimisht punë nga shtëpia, me mundësi kalimi në punë në zyrë në Tiranë sapo hapësira e studios të jetë gati.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Përgatitje vizatimesh teknike në AutoCAD
  • Ndihmë në zhvillimin e projekteve arkitektonike dhe interiereve
  • Modelim 3D dhe përgatitje prezantimesh vizuale
  • Kërkim materialesh, referencash dhe konceptesh projektimi
  • Bashkëpunim në faza të ndryshme të projektit, nga koncepti deri te dokumentacioni teknik
Kërkesat:
  • Diplomë në Arkitekturë
  • Minimumi 1 vit eksperiencë pune ose praktikë profesionale
  • Njohuri të mira në AutoCAD
  • Njohuri në programe 3D dhe renderizim përbëjnë avantazh
  • Ndjeshmëri estetike dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për të mësuar
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur nga distanca
Aftësitë Kompjuterike:

AutoCAD, SketchUp, Photoshop, Illustrator, InDesign ose programe të ngjashme prezantimi dhe modelimi

Çfarë ofrojmë:
  • Përfshirje në projekte reale arkitekture dhe interior design
  • Ambient pune kreativ dhe bashkëpunues
  • Mundësi rritjeje profesionale brenda studios
  • Punë fleksibël fillimisht nga shtëpia
  • Kalim gradual në punë në zyrë në Tiranë
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe portofolion në: elementaarchitecture@gmail.com
 


Apply
Back
Top