• Tirane, ofrohet vend pune Agjent Tregetar (FMCG)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Orbico Sh.p.k., pjesë e Orbico Group, u themelua në vitin 2010 dhe që prej atëherë është shndërruar në një nga kompanitë kryesore në fushën e distribucionit. Duke bashkëpunuar me 20 partnerë dhe me më shumë se 60 marka, Orbico Albania synon të ofrojë produkte cilësore dhe shërbim të shkëlqyer, duke mbështetur konsumatorët në përmbushjen e nevojave të tyre të përditshme.

Kjo është një mundësi karriere për individë ambiciozë dhe dinamikë që dëshirojnë të bëhen pjesë e një kompanie lider në fushën e distribucionit.

Aktualisht kemi një pozicion vakant: Agjent Tregetar (FMCG)

Roli i perfaqesuesit te shitjes eshte te arrije objektivat e shitjes dhe te ndertoje marredhenie te forta dhe afatgjate me klientet.


Detyrat dhe Pergjegjesite:

Si pjese e ekipit tone dinamik te shitjeve kandidati i perzgjedhur do te jete pergjegjes per:

  • Te identifikoje dhe zhvilloje mundesi te reja biznesi si dhe te ndertoje dhe te ruaje marredhenie te forta me klientet ekzistues.
  • Te realizoje objektivat e shitjes dhe te siguroje zbatimin efektiv te aktiviteteve promocionale.
  • Te prezantoje dhe promovoje produktet, sherbimet dhe kushtet tregtare te kompanise tek klientet.
  • Te monitoroje tregun, konkurrencen dhe nevojat e klienteve, si dhe te raportoje informacionin perkates tek menaxheri.
  • Te monitoroje arketimet nga klientet dhe te mbeshtese procesin e mbledhjes se detyrimeve, kur eshte e nevojshme.
  • Te perdore dhe promovoje burimet te kompanise per te permiresuar eksperiencen e klientit dhe efikasitetin operacional.
  • Te kontribuoje ne permiresimin e vazhdueshem te proceseve te shitjes.
  • Te pergatise raporte periodike mbi aktivitetet e shitjes, performancen dhe zhvillimet e biznesit.
  • Te bashkepunoje ne menyre efektive me ekipet e brendshme dhe te ofroje mbeshtetje ne aktivitetet e perditshme operative.
Aftesite dhe kompetencat e kerkuara:
  • Aftesi te forta ne shitje, negocim dhe menaxhim te marredhenieve me klientet.
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftesi per te identifikuar mundesi biznesi dhe per te zhvilluar marredhenie me kliente te rinj.
  • Aftesi per te kuptuar dinamikat e tregut, trendet dhe konkurrencen.
  • Mendesi e orientuar drejt rezultateve dhe aftesi per te arritur objektivat e shitjes dhe KPI-te.
  • Aftesi te mira analitike dhe person i orientuar ndaj zgjidhjes se problemeve, i vemendshem ndaj detajeve.
  • Aftesi te forta organizative dhe raportimi.
  • Kuptim i mire i strategjive te çmimeve, menaxhimit te arketimeve dhe proceseve tregtare.
  • Leje drejtimi e vlefshme, kategoria B.
  • Njohja e gjuhes angleze perben nje avantazh.

Çfare ofrojme:
  • Kontrate pune me kohe te plote.
  • Mundesi per zhvillim te metejshem profesional.
  • Pakete kompesimi konkuruese.
  • Mundesi per tu bere pjese e nje kompanie dinamike dhe ne rritje.
  • Ekip i motivuar dhe ambient pune i kendshem.
Nese jeni proaktiv dhe keni deshire te vazhdueshme per zhvillim, si dhe kombinimin e duhur te njohurive dhe kompetencave, ju lutemi dergoni CV-ne tuaj te strukturuar ne adresen tone te email-it: rekrutime.al@orbico.com

Ne do te mirepresim aplikimet tuaj deri ne daten 30 Qershor. Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

* Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote, ne perputhje me ligjin nr. 9887 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi.

Jeni te ftuar te beheni pjese e ekipit tone, jo si nje sfide, por sepse deshironi ta shijosh kete eksperience. Sfidat do t’i perballojme se bashku!
 


Apply
Back
Top