Tirane, ofrohet vend pune Agjent Shitjesh dhe Marketingu
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
ÇELËSI Media Group operon në tregun shqiptar që prej vitit 1998. Gjatë këtyre viteve, ÇELËSI, ka qenë ofruesi kryesor i përmbajtjes së sektorit të informacionit praktik në Shqipëri,
duke mbuluar 5 fushat e tij kryesore: konsumatori deri konsumatori (C2C), biznesi tek konsumatori (B2C), biznesi tek biznesi (B2B), ngjarjet e artit dhe kulturës dhe turizmi.
Deri në fund të vitit 2012, ÇELËSI u bë platforma e parë dhe unike e integruar në internet-mobile në Shqipëri.
Pozicioni: Agjent Shitjesh dhe Marketingu
Kontrata: Pa afat
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri.
Detyrat dhe përgjegjesitë:
- Përditëson, pasuron dhe ruan informacioni e bizneseve që operojnë dhe fushat e tyre duke garantuar mbulimin territorial për të gjitha proceset e shitjes së shërbimeve.
- Garanton cilësisë maksimale të shërbimit.
- Garanton grumbullimin dhe raportimin e informacionit në lidhje me bizneset që përbëjnë Klientelë potenciale për Gazetën dhe ofrimin dhe shitjen e shërbimeve të Gazetës tek secili prej tyre. Sigurohet për prezantimin e këtyre bizneseve edhe me produktet dhe shërbimet e tjera të të gjithë Grupit.
- Kontribuon në arritjen e objektivave si në nivel individual edhe në nivel Departamenti.
- Përthith informacion dhe njohuri me zhvillimet dhe avancimet e shërbimeve të fushës dhe ndryshimet e pritshme të kërkesave të Klientëve. Azhornohet me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin komunikim, marketing dhe publicitet.
- Garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer.
- Kontribuon për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të mënyrave aktuale të funksionimit me qëllim:
- rritjen e profesionalizmit në punë,
- përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve,
- përmirësimin e eficencës dhe efektivitetetit të shitjeve maksimizimin e fitimit
- Zhvillon dhe ruan kontakte të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e gjithë Ekipit të Shitjeve.
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie eficente pune me të gjithë anëtarët e Ekipit Drejtues të Çelësi Media Group, sidomos me Eprorin Direkt dhe Drejtuesit e lartë të Kompanisë.
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie të shkëlqyera pune dhe profesionale me të gjithë kontaktet e jashtme sic janë Klientët, Bashkëpunëtorët, Institucione të ndryshme dhe Klientë potencialë duke promovuar gjatë gjithë kohës imazhin dhe reputacionin e Çelësi Media Group.
- Garantimi i fokusit të përditshëm individual në ofrimin e produkteve & shërbimeve të Gazetës Çelësi dhe të Grupit tek klientët aktualë, ndërkohë që kalohet kohë cilësore në ofrimin dhe shërbimin edhe tek klientët e rinj.
- Garantimi i koordinimit të shkëlqyer të proceseve të bashkërendimit të punëve me të gjithë Sektorët e Çelësi Media Group për ofrimin e produktit & shërbimit përfundimtar tek Klienti në afatet dhe cilësinë e kërkuar.
- Garantimi i arkëtimeve sipas standardeve dhe procedurave.
- Përvojë të mëparshme në pozicion shitjesh, në një kompani mediatike, publiciteti apo marketingu.
- Aftësi të forta kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve dhe soft-eve për menaxhim biznesi.
- Aftësi të forta në marketing dhe shitje.
- Njohuri të forta gjuhësore dhe gramatikore.
- Nivel të lartë shkollimi akademik me mesatare të lartë.
Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh konkuruese në tregun e punës.
Procedure Aplikimi:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen e emailit: hr@celesi.com
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Apply WhatsApp