• Tirane, ofrohen vende pune Agjent shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
me dhe pa eksperience
LUFRA FOODS
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Tiranës, kërkojmë të punësojmë : Agjent shitje, ne departamentin e shitjes.

Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Detyrat kryesore:
  • Viziton rregullisht klientët sipas route planit te caktuar nga ana e Manaxherit;
  • Ndjek procedurën e porosive dhe tregtimit të produktit;
  • Dorëzon raporte ditore të shitjeve;
  • Evidentimi i klienteve të rinj potencial;
  • Kontrollon dhe verifikon ekskluzivitetin e frigoriferëve Lufra.
Kualifikimet:
  • Të ketë Leje drejtimi Automjeti – kategoria B; kategoria C përbën avantazh;
  • Eksperiencë pune të ngjashme ne shitje;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Vendbanim ne qytetin e Tiranës dhe zonat përreth.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufra.al ose kontaktoni ne nr e telefonit 0697017661.

Cel. : 0697017661
 


Apply WhatsApp
Back
Top