Tirane, kerkohet staf Teknik per Pajisje Ortopedike
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Laprake | Spitali ushtarak | Hygeia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Bashkohu me ekipin tonë!
Pozicion vakant:Teknik për Pajisje Mjekësore
LAYO sh.pk. kompani shume-vjecare lider në fushën e pajisjeve mjekësore, kërkon të punësojë Teknik për Pajisje Mjekësore për të mbështetur aktivitetin e saj në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi, përgatitja dhe kontrolli i seteve kirurgjikale për procedurat e Recon, Trauma dhe Sports Medicine.
- Ofrimi i mbështetjes teknike gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale sipas procedurave dhe protokolleve të kompanisë.
- Bashkëpunimi i ngushtë me kirurgët ortopedë dhe stafin e sallës së operacionit.
- Menaxhimi i inventarit të implanteve dhe instrumenteve kirurgjikale.
- Evidentimi dhe dokumentimi i përdorimit të implanteve sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të cilësisë.
- Sigurimi i mirëmbajtjes, gjurmueshmërisë dhe disponueshmërisë së produkteve dhe instrumenteve.
- Diplomë universitare në shkenca mjekësore, infermieri, fizioterapi, inxhinieri biomjekësore ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në sallë operacioni ose në sektorin e pajisjeve mjekësore përbën avantazh.
- Njohuri bazë mbi implantet ortopedike, traumatologjinë dhe procedurat kirurgjikale përbën avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me personelin.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Leje drejtimi Kategoria B dhe gatishmëri për udhëtime brenda vendit.
Ne ofrojmë:
- Trajnime të specializuara nga prodhues ndërkombëtarë.
- Mundësi zhvillimi profesional në sektorin e pajisjeve mjekësore.
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Paketë pagese konkurruese bazuar në kualifikime dhe performancë.
Dokumentacioni për aplikim:
- Curriculum Vitae (CV);
- Letër interesi (opsionale);
- Kopje të diplomave dhe certifikatave relevante.
Aplikimet pranohen deri më 15.08.2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Apply