• Tirane, kerkohet staf Teknik per Pajisje Ortopedike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | Hygeia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Bashkohu me ekipin tonë!​

Pozicion vakant:Teknik për Pajisje Mjekësore​

LAYO sh.pk. kompani shume-vjecare lider në fushën e pajisjeve mjekësore, kërkon të punësojë Teknik për Pajisje Mjekësore për të mbështetur aktivitetin e saj në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështetje në sallën operative.
  • Menaxhimi i implanteve dhe instrumenteve.
  • Mirëmbajtja e pajisjeve.
  • Mbështetje teknike për klientët.
  • Dokumentacioni dhe cilësia.
  • Menaxhimi i inventarit të implanteve dhe instrumenteve kirurgjikale.
  • Evidentimi dhe dokumentimi i përdorimit të implanteve sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të cilësisë.
  • Sigurimi i mirëmbajtjes, gjurmueshmërisë dhe disponueshmërisë së produkteve dhe instrumenteve.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë universitare në shkenca mjekësore, infermieri, fizioterapi, inxhinieri biomjekësore ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë në sallë operacioni ose në sektorin e pajisjeve mjekësore përbën avantazh.
  • Preferohet eksperiencë në sallë operative, ortopedi ose pajisje mjekësore.
    • Për kandidatët e rinj mund të ofrohet trajnim i brendshëm.
  • Njohuri bazë mbi implantet ortopedike, traumatologjinë dhe procedurat kirurgjikale përbën avantazh.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me personelin.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Leje drejtimi Kategoria B dhe gatishmëri për udhëtime brenda vendit.

Ne ofrojmë:​

  • Trajnime të specializuara nga prodhues ndërkombëtarë.
  • Mundësi zhvillimi profesional në sektorin e pajisjeve mjekësore.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
  • Paketë pagese konkurruese bazuar në kualifikime dhe performancë.

Dokumentacioni për aplikim:​

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Letër interesi (opsionale);
  • Kopje të diplomave dhe certifikatave relevante.

Aplikimet pranohen deri më 20.08.2026.

📩 Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në: info@layoalbania.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top