• Tirane, kerkohet Specialiste Blerje (F)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience

Qëllimi i pozicionit


Specialistja e blerjeve është përgjegjëse për sigurimin e produkteve dhe materialeve të nevojshme për kompaninë, duke negociuar me furnitorët dhe duke garantuar cilësi, çmim konkurrues dhe furnizim në kohë.

Detyrat kryesore

  • Identifikon dhe përzgjedh furnitorë vendas dhe të huaj
  • Negocion çmime, kushte pagese dhe afate dorëzimi
  • Kryen porosi dhe ndjek procesin e furnizimit deri në mbërritje
  • Analizon tregun për produkte dhe çmime konkurruese
  • Mban dhe përditëson databazën e furnitorëve
  • Bashkëpunon me departamentin e magazinës dhe financës
  • Kontrollon dokumentacionin e blerjeve (fatura, kontrata, etj.)
  • Siguron përputhshmërinë me politikat e kompanisë

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë në blerje/prokurim (avantazh)
  • Njohuri të mira të tregut dhe proceseve të furnizimit
  • Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe programeve të menaxhimit
  • Njohuri e gjuhës angleze (gjuhë të tjera janë plus)

Aftësi personale

  • Aftësi të forta negocimi dhe komunikimi
  • Mendim analitik dhe orientim drejt kostos
  • Organizim dhe menaxhim i mirë i kohës
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë

📍 Vendndodhja: Show Room Brunes
🚗 Transport i përfshirë
💰 Page konkuruese


Mund te aplikoni duke
Dërguar CV në adresën hr@brunes.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top