• Tirane, kerkohet Specialist / Specialist i Lartë për Biznesin Bankar -Departamenti i Përputhshmërisë së Kapitalit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist / Specialist i Lartë për Biznesin Bankar -Departamenti i Përputhshmërisë së Kapitalit

Kapitali është burimi më i vlefshëm financiar i një banke. Kapitali i aksionarëve luan rol parësor në përthithjen e humbjeve dhe ofron siguri për depozituesit, kreditorët dhe rregullatorët se fondet e klientëve janë të mbrojtura.

Departamenti i Përputhshmërisë së Kapitalit është përgjegjës për krijimin, zbatimin dhe monitorimin e kuadrit të brendshëm rregullator që mbështet drejtuesit ekzekutiv të Bankës në ruajtjen dhe rritjen e vlerës së kapitalit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbështet në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e kuadrit të brendshëm në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore që lidhen me fondet e veta dhe detyrimet e pranueshme;
  • Monitoron dhe përgatit raportimet e nevojshme mbi fondet e veta dhe detyrimet e pranueshme;
  • Kryen llogaritjen dhe raportimin periodik të treguesve të kapitalit, si raporti i levës financiare dhe kërkesat makroprudenciale të kapitalit;
  • Bashkëpunon me departamente të tjera në lidhje me testet e stresit dhe procese të tjera që ndikojnë kapitalin rregullator dhe nivelin e mjaftueshmërisë së kapitalit;
  • Mbështet në hartimin dhe mirëmbajtjen e kuadrit të brendshëm dokumentar dhe operacional që synon të rrisë aftësinë e bankës për zgjidhje dhe të promovojë qëndrueshmërinë;
  • Kryen detyra të tjera të zakonshme ose të veçanta që lidhen me funksionet e Departamentit të Përputhshmërisë së Kapitalit, sipas kërkesës së eprorëve.
Aftësitë / Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor në fakultete të fushës ekonomike;
  • Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, të shkruar dhe të folur;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
  • Njohuri mbi aktivitetin bankar;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive me baza të mëdha dhënash;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe sens kritik;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin personal dhe organizimin;
  • Njohuri shumë të mira në Windows dhe MS Office.


    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 13.11.2025 ne linkun : https://careers.bkt.com.al/job/Tirana-Specialist-Specialist-i-Lartë-për-Biznesin-Bankar-Departamenti-i-Përputhshmërisë-së-Kapitalit/1330890057/

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top