• Tirane, kerkohet SPECIALIST/ ASS. SPECIALIST I KANALEVE DIXHITALE - ATM

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Inxh. Elektrike | Elektronike
  4. Inxh. Telekomunikacioni
  5. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
SPECIALIST/ ASS. SPECIALIST I KANALEVE DIXHITALE - ATM

1. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Të kontrollojë karakteristikat e produktit në sistemin bankar e kanale dixhitale të përdorura nga banka me qëllim që të sigurohet që funksionojnë në rregull dhe në përputhje me karakteristikat e produktit.
  • Jep kontribut në ndërtimin e eksperiencës së klientit në kanalet digjitale (e-banking, mobile banking, ATM), duke përgatitur rrugën përkatëse, me sa më pak hapa për t’u ndjekur për përdoruesin.
  • Asiston në implementimin e kanaleve të reja për produktet dhe shërbimet e ofruara.
  • Të suportojë dhe trajnojë stafin e Degëve për karakteristikat e produkteve, veçoritë dhe kushtet, të jetë në dispozicion të tyre për çështje të lidhura me kanalet digjitale.
  • Të monitorojë dhe analizojë performancën e përgjithshme/ specifike të ATM-ve në mënyrë që të jetë i aftë të identifikojë mundësinë për përmirësime dhe të kujdeset për shërbimin e ATM-ve.
  • Të përgatisë analiza për transaksionet në ATM sipas kërkesave të departamentit.
  • Të shtojë shërbimet dhe funksionalitetet e ATM-ve të ofruara për klientët.
  • Të zgjerojë rrjetin e ATM-ve.
  • Të koordinojë procesin e instalimit të ATM-ve të reja.
  • Përgatit raporte Fizibiliteti dhe Përfitueshmërie për cdo ATM offsite në mënyrë që t’i shërbejë procesit të vendimarrjes për aprovimin/ anullimin/ rinovimin e kontratave të ATM-ve.
  • Ndjek dhe është përgjegjës për procesin e pagesave mujore lidhur me ATM-të.
  • Ndjek procesin e testimit të ATM-ve dhe sigurohet që po funksionojnë sic duhet.
  • Kontribuon me ide lidhur me teknologjitë dhe tendencat më të fundit të ATM-ve për të përmirësuar performancën e ATM-ve.
  • Të përgatisë, ndjekë dhe implementojë projekte të lidhura me llogaritë e pagesat digjitale.
  • Përgatit raporte dhe analizë financiare bazuar në kërkimet e tregut dhe të dhënat e BI për të prezantuar produkte/ shërbime të reja në kanalet digjitale.
  • Kontribuon në automatizimin dhe formalizimin e procedurave dhe proceseve të departamentit.
2. PROFILI I PUNËS
  • Diplomë Universitarare në Ekonomi, Informatikë Ekonomike, Inxhinjeri Elektronike apo fakultete të ngjashme.
  • Eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vite eksperiencë në sektorin Bankar.
  • Të zotërojë kualifikimet e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme.
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike.
  • Të ketë aftësi të mira në platformat e BI; Microsoft Office: Exel, Word, Outlook, PowerPoint, HTML etc.
  • Të ketë aftësi konceptuale, analitike, kreative për sektorin Bankar.
  • Të mund të punojë jashtë orarit zyrtar të punës sipas kërkesave të punës.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 26.12.2025 ne linkun: https://careers.bkt.com.al/job/Tira...ECIALIST-I-KANALEVE-DIXHITALE-ATM/1348136757/

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
 
Back
Top