• Tirane, kerkohet Shofer Betoniere

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer Kamioni | Autobusi
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "SHOFER BETONIERE".

Detyrat:

  • Kryerja e të gjitha porosive sipas planit të shpërndarjes.
  • Drejtimi dhe operimi i betoniereve për transportin e betonit në kantierë të ndryshëm.
  • Mirëmbajtja e mjetit dhe kryerja e kontrolleve për sigurinë dhe funksionalitetin.
  • Të jetë korrekt në orare, komunikim dhe përmbushjen e detyrave.
  • Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe standardeve të sigurisë.
  • Raportimi i çdo problemi teknik te përgjegjësi përkatës.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Të ketë eksperiencë si shofer Betoniere minimalisht 2 vite .
  • Të disponojë leje drejtimi të kategorise C
  • Të disponojë patentë Automakinisti
  • Preferohet të jetë i pajisur me CAP.

Ne ofrojmë:

  • Ofrojmë pagë konkurruese
  • Kontratë pune e rregullt dhe sigurime shoqërore.
  • Ambient pune serioz dhe miqësor.
  • Mbështetje dhe trajnime për përshtatje të shpejtë me punën.
  • Mundësi për punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Shënime​

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com

Tel.: 067 206 4428

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top