Tirane, kerkohet Shofer Betoniere
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shofer Kamioni | Autobusi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "SHOFER BETONIERE".
Detyrat:
- Kryerja e të gjitha porosive sipas planit të shpërndarjes.
- Drejtimi dhe operimi i betoniereve për transportin e betonit në kantierë të ndryshëm.
- Mirëmbajtja e mjetit dhe kryerja e kontrolleve për sigurinë dhe funksionalitetin.
- Të jetë korrekt në orare, komunikim dhe përmbushjen e detyrave.
- Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe standardeve të sigurisë.
- Raportimi i çdo problemi teknik te përgjegjësi përkatës.
- Të ketë eksperiencë si shofer Betoniere minimalisht 2 vite .
- Të disponojë leje drejtimi të kategorise C
- Të disponojë patentë Automakinisti
- Preferohet të jetë i pajisur me CAP.
Ne ofrojmë:
- Ofrojmë pagë konkurruese
- Kontratë pune e rregullt dhe sigurime shoqërore.
- Ambient pune serioz dhe miqësor.
- Mbështetje dhe trajnime për përshtatje të shpejtë me punën.
- Mundësi për punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
Shënime
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.comTë gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Tel.: 067 206 4428
Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Apply WhatsApp