• Tirane, kerkohet Punonjës Frutash

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
vetem me eksperience
Pronatyra MD prej 20 vitesh histori suksesi në drejtimin e një rrjeti të shitjeve ushqimore me pakicë

Po kërkojmë Punonjës Frutash për Marketin tonë në Tiranë

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
  • Të komunikojë dhe t’u shërbejë klientëve sipas standarteve të kompanisë me qëllim rritjen e shitjeve ditore dhe arritjen e objektivave që kanë të bëjnë me shitjet.
  • Të njohë dhe të ketë informacion për produktet që janë prezent në market, me qëllim prezantimin e tyre tek klientet që kërkojnë sugjerim.
  • Pajisjen me etiketa cmimi, evidentimi i skadencave të produkteve duke ushtruar nje kontroll të vazhdueshëm të tyre.
  • Përgjegjës për vendosjen e frutave/perimeve/frutave të thata në mënyrën e duhur dhe sipas koncepteve bazë të shoqërisë mbi ‘’merchandising’’.
  • Përgjegjës për freskinë e frutave të freskëta.
  • Kontroll i produkteve me qëllim shmangien e dëmeve, duke raportuar tek përgjegjësi i marketit për marrjen e masave të mëtejshme.
  • Përpunimi i frutave/perimeve/frutave të thata me qëllim reduktimin e firove, kjo me miratimin e përgjegjësit të marketit.
KANDIDATI DUHET TË:
  • Zotërojë aftësi të mira komunikimi
  • Eksperienca e punës në pozicione të ngjashme (preferohet)
  • Jetë korrekt, i ndershëm dhe i përpiktë
NE OFROJMË:
  • Kushte të mira pune në përputhje me Kodin e Punës
  • Mundësi për të mësuar dhe për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-in e tyre në adresën e mail-it burime.njerezore@pronatyra.al, ose në numrin e kontaktit: 069 408 9912.
 


Apply WhatsApp
Back
Top