• Tirane, kerkohet Operator/e Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Farmaceutik
  2. Sherbim Klienti
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Delta Pharma Adria, lider në rajonin e Ballkanit të Jugut, i specializuar në shpërndarjen rajonale dhe shërbime të shitjeve të kontraktuara për prodhuesit e barnave. Me seli në Tiranë, Shqipëri, Delta Pharma shërben një treg të gjerë, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Si një kompani lider në industri, Delta Pharma është e njohur për inovacionin, teknologjinë e avancuar dhe qasjen e saj të orientuar nga klientët.

Po kërkojmë një Operator/e Shitjesh për t'u bashkuar me ekipin tonë.

Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe realizimi i porosive nga klientët për produktet farmaceutike të kompanisë.
  • Ofrimi i informacionit të detajuar dhe sqarimeve mbi produktet për klientët.
  • Ndihma në zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe mbajtja e kontakteve të rregullta me ta.
  • Pjesëmarrja aktive në proceset e përditshme të shitjes dhe optimizimin e shërbimit ndaj klientëve.
  • Pjesëmarrja në përgatitjen e raporteve të shitjeve dhe mbajtja e të dhënave të sakta për çdo aktivitet të lidhur me shitjet.
Kualifikimet:
  • Eksperiencë të mëparshme si operator/e shitje
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Njohuri të mira të MS Office (Word, Excel).
  • Përshtatshmëri për punë me turne dhe orar fleksibël.
Procedura e aplikimit:
Lutemi dërgoni Cv në numrin e telefonit ose ne adresen hr@deltapharma-al.com / alico@deltapharma-al.com

Cel. : +355 67 566 8967
 


Apply WhatsApp
Back
Top