Tirane, kerkohet Operator Call Center
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Call Center Operator/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë dinamik të cilëve iu pëlqen marrëdhënia me klientët për t’iu bashkuar Departamentit të Kanaleve Elektronike në pozicionin:
Përkufizimi i pozicionit:
Operatori Call Center është përgjegjës për të kryer shërbim klientësh nëpërmjet telefonit si dhe detyra të tjera operacionale të nevojshme për kryerjen e punës së tij. Gjithashtu kryen edhe proçesin e monitorimit të riskut të lidhur me veprimet me karta.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Monitoron veprimet me karta pas orarit zyrtar;
- Vlerëson njoftimet (alerts) të shfaqura dhe informon drejtuesit përkatës në rast se vihen re veprime të dyshimta;
- Kontakton kartëmbajtësit në rast të veprimeve të dyshimta dhe merr masat e nevojshme në rast të veprimeve të pakonfirmuara ose në rast se klienti nuk përgjigjet;
- Raporton të gjitha veprimet e kryera gjatë turnit të lidhura me njoftimet (alerts); veprimet e konfirmuara ose jo; klientët që nuk janë përgjigjur, etj.)
- Mbyll kartat në rast të humbjes / vjedhjes së kartës dhe riemeton kartë të re nëse është e nevojshme;
- Informon kartëmbajtësit në lidhje me llogarinë dhe përdorimin e kartës;
- Raporton problematikat që mund të kenë lidhje me rrjetin e ATM-ve, shërbimin online e-banking;
- Informon klientët në lidhje me balancat e llogarive;
- Informon klientët në lidhje me produktet bankare të ofruara nga Banka (karakteristikat, kushtet e punës, etj.)
- Jep informacion për shërbimin online e-banking;
- Mbyll/riaktivizon aksesin e shërbimit online e-banking;
- Diplomë universitare në Ekonomi ose fushë të ngjashme;
- Eksperienca e ngjashme e mëparshme do të konsiderohet një plus;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve;
- Të jetë i aftë të punojë në grup;
- Të jetë i aftë të punojë nën presion;
- Njohuri shumë të mira shkruese dhe verbale të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira paketës Microsoft;
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Apply