• Tirane, kerkohet kryespecialist CRM

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar dhe proaktivë për t’ju bashkuar Divizionit Retail në pozicionin:

Përkufizimi i pozicionit:
Kryespecialist CRM ndërthur njohuritë në lidhje me kërkesat e biznesit me njohuritë për ndërtimin e sistemeve, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave për të udhëhequr projektimin funksional në sisteme/aplikacione.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Përgjegjësi për analizën e kërkesave të biznesit, specifikimet dhe zbatimin e aplikacioneve të shitjes të rrjetit Retail si edhe për personalizimin dhe përgatitjen e raporteve dhe dashboards;
  • Kryen analiza të përfitimeve, rreziqeve dhe fizibilitetit të projektimit dhe zbatimit të zgjidhjeve të propozuara raportuese;
  • Bashkëpunon me ekipin e zhvillimit të IT-së për të ndihmuar në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e të dhënave ose zgjidhjeve të raportimit që plotësojnë nevojat e biznesit ose çdo kërkesë tjetër të strukturës;
  • Bashkëpunon me Departamentin e Zhvillimit të Produkteve dhe Divizionin e Rrjetit të Degëve për hartimin e strategjive për forcën e shitjes, duke ofruar të gjitha të dhënat, analizat dhe prezantimet e nevojshme;
  • Siguron sasinë dhe cilësinë e të dhënave dhe raporteve të dorëzuara për përdoruesit e biznesit sipas afateve të caktuara;
  • Analizon, përcakton dhe interpreton nevojat e biznesit në lidhje me fushën e tij/saj të përgjegjësisë dhe ofron zgjidhje duke mbledhur, analizuar, dokumentuar dhe vlerësuar kërkesat funksionale dhe teknike;
  • Ofron mbështetje dhe ndihmë për përdorimin e sistemeve të aplikacioneve të Retail;
  • Ofron trajnime dhe ndihmë për përdoruesit për gjenerimin e raporteve, sipas nevojës, duke përdorur platformën BI dhe të raportimit të bankës;
  • Ofron mbështetje sipas nevojës për të siguruar disponueshmërinë dhe funksionimin e raporteve dhe dashboards për përdoruesit e biznesit;
  • Harton dhe analizon raporte në baza të rregullta (ditore, mujore, tremujore dhe vjetore) ose sipas nevojës, dhe siguron saktësinë e informacionit të raportuar;
  • Zhvillon analiza, projeksione, raporte dhe prezantime të integruara të të ardhurave/shpenzimeve;
  • Përgatit raporte teknike dhe analiza duke mbledhur, analizuar dhe përpunuar informacione dhe duke projektuar tendencat;
  • Në bashkëpunim me strukturat të tjera, harton, rishikon, monitoron dhe verifikon rregullisht vëllimet e buxhetit, parashikimet për objektivat e shitjeve dhe realizimin e tyre;
  • Përgatit propozime për zhvillimin e segmenteve dhe produkteve;
  • Kryen analiza të klientëve Retail për nevoja të segmentimit dhe siguron saktësinë e informacionit;
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi;
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
  • Zotëron një diplomë akademike në Ekonomi, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 3-5 vite përvojë në sektorin bankar, e preferueshme përvoja në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri në lidhje me industrinë dhe perceptim/kuptueshmëri të fortë të biznesit;
  • Ekspertizë teknike në lidhje me sisteme CRM dhe analitike;
  • Aftësi të forta komunikimi së bashku me një qëndrim të orientuar drejt klientit;
  • Aftësi të forta negociuese dhe ndërpersonale;
  • Frymë bashkëpunimi dhe pune në ekip;
  • I/ e orientuar drejt përmirësimit dhe zhvillimit;
  • Mendim të fortë analitik
  • Aftësi për të punuar në një mjedis me ritme të shpejta dhe për të respektuar afatet;
  • Njohuri shumë të mira në MS Excel dhe MS PowerPoint.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 26 dhjetor 2021 në këtë link.

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top