Tirane, kerkohet Karpentier / Zdrukthtar
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Agikons Sh.P.K, kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e themeluar në vitin 1996, dallohet për cilësinë dhe standardin e lartë të punimeve. Agikons ka zhvilluar dhe realizuar projekte të suksesshme si: "Kodra e Diellit 1 & 2" në Tiranë, "Marea Resort" në Kavajë, "Tarraca e Ullinjve" në Dhërmi, "Plazhi i Ngurtë" në Qeparo, "Bougainville Bay" në Sarandë, "Mështekna" në Brezovicë, "Turquoise Marina" në Hamallaj, Gjiri i Lalëzit dhe "Swan Residence" në Farkë.
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t'iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Drurit në pozicionin "Karpentier / Zdrukthtar".
Detyrat
Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@agikons.com
Kontakt: 067 206 4428
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t'iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Drurit në pozicionin "Karpentier / Zdrukthtar".
Detyrat
- Realizon punime zdrukthtarie dhe karpenterie sipas vizatimeve teknike dhe specifikimeve të projektit.
- Përpunon dhe monton elementë prej druri për mobilje, dyer, dritare, konstruksione dhe punime të tjera.
- Përdor makineritë dhe veglat e repartit në mënyrë të sigurt dhe efikase.
- Kryen matje, prerje, montim dhe përfundim të elementëve prej druri me saktësi.
- Kontrollon cilësinë e punimeve dhe siguron respektimin e standardeve të kompanisë.
- Bashkëpunon me ekipin për realizimin e projekteve brenda afateve të përcaktuara.
- Respekton rregullat e sigurisë dhe procedurat e punës.
- Minimumi 2 vite eksperiencë si karpentier, zdrukthtar ose në përpunimin e drurit.
- Njohuri të mira në përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit, si: sharrë disk, plan, grosetë, sharrë shirit, makinë forimi, makinë prerëse etj.
- Eksperiencë në prodhimin dhe montimin e mobiljeve, dyerve, dritareve ose elementëve të tjerë prej druri.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike.
- Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunimi në grup.
- Korrektësi, përgjegjshmëri dhe orientim drejt cilësisë së punës.
- Orari i punës: E hënë – E shtunë, ora 07:30 – 16:00 (30 minuta pushim dreke).
- Pagë konkurruese sipas eksperiencës dhe aftësive.
- Ambient profesional dhe miqësor pune.
- Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.
- Mundësi promovimi brenda grupit AGIKONS.
- Kontratë të rregullt pune dhe stabilitet afatgjatë.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@agikons.com
Kontakt: 067 206 4428
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Apply WhatsApp