• Tirana International Airport, Duty Free, Kërkojmë Deputy Store Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Titulli i Pozicionit: Deputy Store Manager në Duty-Free
Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit – Aelia Duty-Free
Departamenti: Operacione në Shitje me Pakicë
Raporton Tek: Menaxheri i Dyqanit
Kompania: Lagardère Travel Retail
Orari: Full-time

Lagardère Travel Retail është një nga liderët botërorë në industrinë e shitjeve me pakicë në aeroporte.


Pozicioni:
Deputy Store Manager

Deputy Store Manager mbështet Store Manager në menaxhimin e përditshëm të dyqanit, duke siguruar arritjen e objektivave të shitjeve, funksionim efikas dhe standard të lartë shërbimi ndaj klientit. Në mungesë të Store Manager, merr përgjegjësi të plotë për dyqanin.


Detyrat Kryesore
  • Mbështet në menaxhimin e operacioneve ditore dhe arritjen e objektivave të shitjeve.
  • Udhëheq dhe motivon ekipin për performancë të lartë dhe shërbim cilësor.
  • Kryen detyra administrative: oraret, raportimet, kontrolli i stokut.
  • Trajnimin dhe mbështetjen e stafit për standardet e shërbimit dhe operimit.
  • Siguron prezantimin dhe organizimin e duhur të dyqanit sipas standardeve të markës.
  • Zgjidh me profesionalizëm ankesat e klientëve.
  • Monitoron inventarin, furnizimet dhe rimbushjet e stokut.
  • Siguron zbatimin e politikave të kompanisë dhe rregullave të sigurisë.
  • Zëvendëson Store Manager kur kërkohet.


Kualifikimet & Kërkesat
  • Diplomë e mesme; arsimi i lartë përbën avantazh.
  • Minimum 1 vit eksperiencë në shitje; eksperienca si përgjegjës turni/supervisor është e preferuar.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik
  • Aftësi të forta udhëheqjeje, komunikimi dhe organizimi.
  • Aftësi të mira vendimmarrjeje dhe zgjidhjeje problemesh.
  • Njohuri në përdorimin e sistemeve të shitjes (POS).
  • Njohuri të gjuhës angleze B2/C1 (gjuha e dytë përbën avantazh)
  • Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe festat


Çfarë Ofrojmë
  • 📑 Kontratë me kohë të pa caktuar (sipas kodit të punës)
  • 💰Pagë konkurruese në treg
  • 🕘 Orari: Full-time 40h në javë, , (2 ditë pushim në javë), 22 ditë leje vjetore të paguara
  • 🎯 Bonuse mujore të larta bazuar në shitje
  • 🎯 Bonuse vjetore bazuar në performance
  • 🍽️ Pagesë për ushqimin
  • 🚗 Transport i ofruar nga kompania Tiranë-Rinas / Rinas-Tiranë
  • 🏥 Sigurim Shëndetësor falas
  • 📈 Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë
  • 📚 Trajnime te ndyshme të paguara nga Kompania


Pse të Aplikoni?

Ky rol është i përshtatshëm për kandidatë ambiciozë, me aftësi udhëheqëse dhe orientim drejt rezultateve, që kërkojnë zhvillim profesional në një mjedis dinamik dhe ndërkombëtar.

Nëse je i përpiktë, energjik dhe i gatshëm të punosh në ritmin e një ambienti aeroportual, kjo është mundësia e duhur për ty.


Apliko Tani
📩 HR_Albania@lagardere-tr.al
📱 +355 69 80 80 033

Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e Lagardère Travel Retail – një rrjet global lider në shitjet me pakicë në industrinë e udhëtimit, ku talenti vlerësohet, performanca shpërblehet dhe rritja profesionale është reale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top