• Tiranë, ofroj vend pune Specialist/e Finance Senior

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialisti i Finances do të jetë përgjegjës për organizimin dhe kontrollin e auditimeve të pasqyrave financiare dhe proceseve të tjera në kompani. Identifikon rrisqet dhe ofron rekomandime në përmirësimin e kontrolleve të brendshme dhe efikasitetin operacional.

Detyrat​

  • Identifikon dhe vlerëson rreziqet kryesore dhe dobësitë e kontrollit dhe ofron rekomandime për të përmirësuar kontrollet e brendshme dhe efikasitetin operacional;
  • Përgatit raporte të qarta, koncize dhe të sakta të auditimit;
  • Ndihmon me funksione të tjera të kontabilitetit dhe financës sipas nevojës;
  • Vlerëson përputhshmërinë dhe analizon efektivitetin e procedurave komplekse dhe kontrolleve të brendshme;
  • Përgatit, në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive përmbledhjet e gjetjeve dhe raporteve të auditimit dhe i komunikon ato bashkë me rekomandimet përkatese.
  • Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimeve të mëparshme, të miratuara nga Drejtuesit


Kualifikimet​

  • Diplomë Universitare në Audit, Financë, Kontabilitet;
  • Eksperiencë mbi 2 vite e konsoliduar në auditim ose kontabilitet;
  • Të ketë njohuri në gjuhët e huaja: Anglisht ose Spanjisht.
  • Njohuri të thelluara parimeve dhe praktikave të kontabilitetit dhe auditimit dhe legjislacionit tatimor;
  • Aftësi shumë të mira të kuptimit të riskut, dhe kontrollit të përshtatshëm me kompaninë;
  • Integritet i lartë dhe etikë profesionale në punë.


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në adresën tonë të emailit : hr@billa.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top