Tiranë, ofroj vend pune Specialist/e Finance Senior
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Specialisti i Finances do të jetë përgjegjës për organizimin dhe kontrollin e auditimeve të pasqyrave financiare dhe proceseve të tjera në kompani. Identifikon rrisqet dhe ofron rekomandime në përmirësimin e kontrolleve të brendshme dhe efikasitetin operacional.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në adresën tonë të emailit : hr@billa.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Detyrat
- Identifikon dhe vlerëson rreziqet kryesore dhe dobësitë e kontrollit dhe ofron rekomandime për të përmirësuar kontrollet e brendshme dhe efikasitetin operacional;
- Përgatit raporte të qarta, koncize dhe të sakta të auditimit;
- Ndihmon me funksione të tjera të kontabilitetit dhe financës sipas nevojës;
- Vlerëson përputhshmërinë dhe analizon efektivitetin e procedurave komplekse dhe kontrolleve të brendshme;
- Përgatit, në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive përmbledhjet e gjetjeve dhe raporteve të auditimit dhe i komunikon ato bashkë me rekomandimet përkatese.
- Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimeve të mëparshme, të miratuara nga Drejtuesit
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Audit, Financë, Kontabilitet;
- Eksperiencë mbi 2 vite e konsoliduar në auditim ose kontabilitet;
- Të ketë njohuri në gjuhët e huaja: Anglisht ose Spanjisht.
- Njohuri të thelluara parimeve dhe praktikave të kontabilitetit dhe auditimit dhe legjislacionit tatimor;
- Aftësi shumë të mira të kuptimit të riskut, dhe kontrollit të përshtatshëm me kompaninë;
- Integritet i lartë dhe etikë profesionale në punë.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në adresën tonë të emailit : hr@billa.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Apply WhatsApp