• Tiranë, ofroj vend pune Oficer Prokurimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Prodyn Albania Shpk është një kompani inovative në industrinë e prodhimit të këpucëve, e fokusuar në efikasitet. Në Prodyn, ne vlerësojmë punën në ekip dhe zhvillimin e vazhdueshëm, duke krijuar një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues ku secili kontribuon në mënyrë të rëndësishme në suksesin e kompanisë.

Aktualisht jemi duke kërkuar një Oficer Prokurimi për t’iu bashkuar ekipit tonë. Ky rol do të menaxhojë në mënyrë strategjike dhe operative procesin e blerjeve, duke siguruar furnizim efikas me kosto optimale, si dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me furnitorët kryesorë.

Detyrat kryesore:
  • Përgatit dhe zbaton strategjinë e blerjeve, duke siguruar ulje të kostove dhe furnizim të rregullt sipas nevojave të kompanisë
  • Negocion kontrata dhe marrëveshje tregtare, duke siguruar kushtet më të mira për çmimin, cilësinë dhe afatin e dorëzimit
  • Mbikqyr dhe optimizon procesin e prokurimit, përfshirë PO-të, specifikimet teknike dhe përputhshmërinë me standardet
  • Monitoron dhe analizon performancën e furnitorëve dhe kostot, duke përdorur tregues matës (KPI) dhe duke identifikuar mundësi për përmirësim
  • Koordinon logjistikën dhe zgjidh problematikat e furnizimit, duke siguruar efikasitet në transport dhe dorëzim në kohë
Kualifikimet / Kërkesat

  • Eksperiencë e mëparshme pune në prokurime / logjistikë (e preferueshme)
  • Eksperiencë në negocimin e kontratave dhe menaxhimin e furnitorëve strategjikë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze( të folur & të shkruar)
  • Aftësi shumë të mira analitike, vendimmarrëse, multitasking, dhe proaktiv në gjetjen e zgjidhjeve
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Diplomë universitare
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën hr@prodyn.al. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: 0697049074
 


Apply WhatsApp
Back
Top