TIA ofron vend pune Teknik IT&T
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- IT | TIK | Informatike Ekonomike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
TEKNIK IT&T
i cili do të raportojë tek Manaxheri i Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit të Kompanisë.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetem per udhezim. Pergjegjesite e permendura me poshte mund të ndryshojne ne momentin e rekrutimit.)
- Përgjegjës për të diagnostikuar problemet në pajisjet e TI, të monitorojë sistemet e proçesimit elektronik, të instalojë programe (software) dhe të kryejë testime të pajisjeve dhe programeve të TI-së. Të vendosë në funksionim pajisjet e TI-së dhe të programojë mirëmbajtjen
- Përgjegjës për të analizuar dhe diagnostikuar probleme në lidhje me sistemet TI&T dhe të gjejë zgjidhje efektive
- Përgjegjës për të ofruar asistencë teknike stafit dhe klientëve (automatizimi i zyrave)
- Përgjegjës të kryejë kontrolle për çdo sistem TI-je
- Përgjegjës për orientimin e përdoruesve të rinj të teknologjisë ekzistuese
- Përgjegjës të përgatisë raporte ditore të turnit
Aftësite e kërkuara:
- Diplomë Universiteti në Informatikë/Shkenca Kompjuterike/Inxhinieri Elektronike
- Përvojë në suport dhe troubleshoot të një sërë teknologjish (desktop/laptop, printera lokalë/rrjeti, pajisje periferike, pajisje rrjeti, etj)
- Te ketë njohuri rrjeti dhe konfigurime serveri
- Njohuri të sistemeve të sigurisë, të Kontrollit të Aksesit dhe CCTV
- Të paktën dy vjet eksperiencë pune në fusha të ngjashme
- Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur me mbikqyrje minimale dhe i motivuar
- Aftësi analitike dhe numerike
- I/e aftë të zgjidhë probleme
- I/e gatshëm/e të punojë me turne
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).
Data e mbylljes së aplikimeve 4 Shkurt 2022
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Apply WhatsApp