TIA ofron vend pune Specialist Kontabiliteti
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
SPECIALIST KONTABILITETI
i cili do të raportojë tek Drejtori i Kontabilitetit dhe Thesarit.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
- Përgjegjës për të rregjistruar shpenzimet e përgjithshme dhe administrative, kostot e personelit, amortizimin dhe shpenzimet financiare
- Përgjegjës për të rregjistruar të dhënat në sistemin informatik në bazë ditore
- Përgjegjës për mbajtjen e dosjeve të amortizimit dhe zhvleresimit
- Përgjegjës për të mirëmbajtur debitoret dhe kreditorët në programin e kontabilitetit
- Përgjegjës për të kryer rekoncilimet për: pozicionet e hapura të furnitorëve; asetet e rregjistruara në zyrën e prokurimeve; rregjistrimin e të dhënave të transaksioneve me librat e taksave të përgatitura nga specialisti i taksave
- Përgjegjës për vlerësimin dhe rregjistrimin e TVSH dhe rregjistrimin e tatimit në burim
- Përgjegjës për të përgatitur raporte periodike (raporti javor i thesarit, raportet e voneses se klienteve,raportin e pagesave te furnitoreve) si dhe raporte të tjera sipas kërkesës
- Përgjegjës për rregjistrimin e të dhënave që përdoren për përgatitjen e pasqyrave financiare
- Asiston në pregatitjen e buxhetit të departamentit
- Përgjegjës për administrimin e procesit të faturimit dhe lëshimin e faturave për linjat ajrore, klientët komercialë, duke garantuar faturim të saktë në përputhje me politikat e TIA’s dhe shërbimet e ofruara
- Përgjegjës për të kontrolluar transaksionet e agjentëve në lidhje me shërbimet e Kargos
- Përgjegjës për të llogaritur incentivat për klientët e linjave ajrore
- Përgjegjës për të llogaritur interesat për pagesa të vonuara të klientëve
- Përgjegjës për të ndjekur mbledhjen e llogarive te arketueshme dhe rekoncilimin e balancave të hapura me klientët
- Përgjegjës për administrimin e arkës së TIA’s
- Përgjegjës për rekoncilimin e balancave të hapura me klientët e linjave ajrore; shërbimet e Kargos; llogarite bankare
- Përgjegjës për përgatitjen e raporteve për autoritetet e shtetit shqiptar (DPAC, ANTA, INSTAT, etc.) dhe rekoncilimet përkatëse
Aftësitë e kërkuara:
- Diplomë Universiteti në Financë/Kontabilitet/Informatikë Biznesi
- Njohuri të përgjithshme të sistemit të kontabilitetit dhe legjislacionit fiskal shqiptar
- Të paktën 6 vjet eksperiencë pune në detyra të ngjashme
- Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike financiare
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office veçanërisht Excel-it
- Njohjuri shumë të mira të gjuhës Angleze
- I/e aftë për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e grupit
- I/e aftë për të përgatitur raporte cilësore, i/e saktë dhe i/e aftë të kryejë punë të detajuar
- I/e aftë të vendosë përparësi dhe të respektojë afatet
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godines se Administrates (Rinas).
Data e mbylljes së aplikimeve 18 Nentor 2021
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Apply WhatsApp