TIA ofron vend pune Inxhinier Elektrik (Per projektin e rikonstruksionit te pistes)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kerkon te punesoje:
INXHINIER ELEKTRIK
i cili do te raportoje tek Drejtori i Departamentit të Menaxhimit të Aseteve dhe Mjedisit
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
- Merr pjese ne realizimin e projektit te rikonstruksionit te pistes te Aeroportit Nderkombetar te Tiranes ‟Nene Tereza”
- Ndjek me rigorozitet dhe menaxhimi i punimeve elektrike gjate punimeve te rikonstruksionit te pistes te Aeroportit Nderkombetar te Tiranes ‟Nene Tereza”
- Planifikon dhe kryen inspektime në terren me qëllim kontrollin e punimeve elektrike
Aftësitë dhe kriteret e kërkuara:
- Diplomuar si Inxhinier Elektrik
- Minimalisht 10 vjet eksperience pune
- Te kete punuar kryesisht ne objekte te infrastruktures rrugore, parkime te hapura ose te mbyllura, godina etj ne rolin e inxhinierit te zbatimit ose supervizor te punimeve elektrike
- Njohuri shume te mira kompjuterike te paketes Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint, Project) dhe AutoCAD
- I afte te organizoje punen, te percaktoje prioritetet dhe te permbushe afatet
- Aftesi shume te mira per te punuar ne grup
- Aftesi shume te mira komunikimi me shkrim dhe me goje
- Aftesi ne pergatitjen e raporteve cilesore
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
Per te aplikuar per kete pozicion aplikantet duhet te plotesojne Formen e Aplikimit, e cila mund te gjendet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe te dergohet me poste elektronike se bashku me nje CV te koheve te fundit ne: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godines se Administrates (Rinas).
Data e mbylljes se aplikimeve 22 Shtator 2021
Departamenti i Burimeve Njerëzore do te kontaktoje per interviste vetem aplikantet e kualifikuar.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do te kontaktoje per interviste vetem aplikantet e kualifikuar.
Apply WhatsApp