• Thirrje për ekspert/ Supervizor shërbimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për ekspertizë

(Termat e referencës për Supervizor të ekipit multidisiplinar, për ofrimin e shërbimit të kujdesit në shtëpi për të moshuarit në Bashkinë Tiranë)

Titulli i projektit Ofrimi i shërbimit të kujdesit në banesë për të moshuarit në Bashkinë Tiranë
Kohëzgjatja120 ditë pune total në 36 muaj
Financuar ngaBE
Nr i kontratës IPA/2022/432-710
Zbatuesi kryesor Bashkia Tiranë
Partnerë në zbatimShoqata Ryder Albania
Qëllimi kryesor i projektit Ky projekt synon të ofrojë shërbim të specializuar multidisiplinar tëshërbimeve të kujdesit në shtëpi për rreth 850 të moshuar në nevojë dhe 2000 anëtarë të familjes dhe/ose kujdestarë në Bashkinë e Tiranës.
Përfituesit e drejtëpërdrejtë të projektit 850 të moshuar (60% meshkuj, 40% femra) që jetojnë në kushte sfiduese dhe komplekse (me vështirësi sociale, ekonomike dhe shëndetësore) do të kenë akses të shtuar në shërbimet multidisiplinare të kujdesit në shtëpi.
2000 të afërm dhe/ose kujdestarë do të përfitojnë mbështetje nga projekti dhe ndihen më të sigurt në aksesin e shërbimeve për të moshuarit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së anëtarëve të familjes së tyre
30 profesionistë nga njësitë administrative dhe qendrat sociale në Bashkinë e Tiranës do të trajnohen dhe do të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre për të ofruar shërbimin e kujdesit në shtëpi.


Bashkia e Tiranës, në partneritet me Shoqatën Ryder Albania dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, ka nisur zbatimin e Projektit “Ofrimi i shërbimeve të kujdesit në shtëpi për të moshuarit në Bashkinë e Tiranës”, i cili do të zbatohet në Bashkinë e Tiranës.
Projekti do të krijojë një model të shërbimit multidisiplinar të kujdesit në shtëpi për të moshuarit në Bashkinë e Tiranës, duke synuar të jetë një shërbim pionier në nivel kombëtar.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, Shoqata Ryder Albania kërkon të kontraktojë një supervisor/e e/i cili do të jetë pjesë e ekipit të Shoqatës Ryder Albania dhe do të ofrojë ekspertizën e tij/saj për supervizimin e ekipit multidisiplinar në shërbimin e kujdesit në shtëpi për të moshuarit.

Përgjegjësitë kryesore do të përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • të hartojë një plan veprimi mbikqyrës për ekipin multidisiplinar
  • të koordinojë aktivitetet duke planifikuar detyrat dhe drejtojë punën e ekipit multidisiplinar
  • të mbikqyrë dinamikën e marrëdhënies punonjës-përfitues për të siguruar një vlerësim të saktë të përformancës së ekipit
  • të planifikojë dhe të mbajë takime me ekipin multidisiplinar.
  • të mbajë shënime, të përgatisë raporte, dhe të hartojë komunikime me stafin drejtues dhe ekipin multidisiplinar
  • të ndjekë dhe të sigurojë ofrimin e shërbimit sipas standarteve, të zgjidhë problematikat, të bëjë rakomandime në lidhje me mbarëvajtjen e punës së ekipit
  • të mbajë kontakte të vazhdueshme me drejtuesin e projektit të mbi ecurinë e shërbimit të ofruar.
Kërkesat dhe kualifikimet

  • Të këtë kryer studimet e larta në nivelin bachelor dhe master shkencor në fushën e shkencave sociale.
  • Të ketë përvoje profesionale në fushë e shërbimeve sociale për një periudhe minimale pesë vjecare.

  • Të ketë përvojë pune si supervisor/e në shërbime apo organizata të ndryshme.
  • Të ketë një qasje të qartë pune për të punuar si pjesë e një ekipi multidisiplinar profesionistësh.
  • Të ketë aftësi shumë të mira planifikimi, organizative, të menaxhimit të kohës dhe të koordinimit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Kohëzgjatja:
120 ditë pune total në 36 muaj, Rr: Ali Pashe Gucia ,Nd 9,H 7,AP 2
Vendndodhja
Shoqata Ryder Albania, Tiranë
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këto Terma të Referencës mund të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme brenda datës 11 Prill 2023, ora 17:00

  • Letër interesi ku tregohet se si ai/ajo plotëson ose tejkalon kërkesat e percaktuara për ketë detyrë; duke përfshirë të kuptuarit e punës dhe propozimin e një plan veprimi për arritjen e rezultateve të kërkuara
  • CV të detajuar të ekspertit
  • Tre referenca (të pakten dy prej të cilave duhet të kenë lidhje me fushën sociale)
  • Propozim financiar ku të përcaktohet buxheti total, në lekë, dhe tarifa ditore e kërkuar, pa taksa
Pagesa
Pagesat do të bëhen mbas përmbushjes së kenaqshme së detyrës, sipas rezultateve të arritura, të rëna dakort në kontratën mes palëve
Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Aplikimet tuaja mund t'i dërgoni në adresën e emailit të Shoqatës Ryder Albania: info@ryderalbania.org
ose në adresën: Rr: Ali Pashe Gucia ,Nd 9,H 7,AP 2
Ju lutemi shkruani në subjektin e emailit: Aplikim për Supervizor/e për projektin e të moshuarve në Bashkinë Tiranë.
 


Apply
Back
Top