TGA (Tyres Group Albania), kërkon të punësojë: Teknik
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
TGA (Tyres Group Albania) , kërkon të punësojë :
Teknik
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar
Teknik
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
- Komunikon me teknikun e turnit para ardhës për problemet e ndodhura si dhe vihet në dijeni për problemet që nuk janë zgjithur, merr udhëzimet paraprake për veprimet që mund të kryejë.
- Raporton tek shefi i turnit për situatën e marrjes në dorëzim të turnit.
- Përdor aftësitë e tij teknike dhe organizative për të organizuar punën në turnin e tij.
- Realizon kontrollet e nevojshme në sistem sipas porosive të shefit të turnit.
- Kontrollon linjat e furnizimit për parametrat e punës dhe mban shënimet përkatëse.
- Mbas kontrolleve të ushtruara i raporton shefit të turnit dhe vepron me dijeni të tij për eliminimin e mangësive të konstatuara.
- Zbaton planin mujor të punës të përgatitur nga departamenti elektrik.
- Jep udhëzimet përkatëse elektriçistëve për zbatimin e këtij plani mirmbajtjeje.
- Merr pjesë aktive në eliminimin e difekteve të ndryshme dhe jep udhëzimet përkatëse elektriçistëve që marrin pjesë në eliminimin e difekteve.
- Gjatë gjithë turnit mbikqyr elektriçistët për punën që kryejnë.
- Para se të fillojë një punë instrukton grupin për proçedurat e sigurimit teknik dhe kontrollon herë pas here zbatimin e tyre.
- Është përgjegjës për sigurimin teknik dhe zbatimin e tij gjatë punimeve të ndryshme të turnit.
- Në fund të çdo aktiviteti raporton tek shefi i turnit dhe në BMS për plotësimin e raportit përfundimtar në fund të turnit.
- Merr pjesë në realizimin e punëve suplementare të kërkuara nga kompania dhe siguron cilësinë e punimit.
- Diplomuar si teknik/specialist Elektrik;
- Minimalisht 5 vjet eksperiencë pune;
- Të ketë eksperiencë me mirëmbajtjen e godinave në rolin e specialistit ose teknikut të punimeve Elektrike;
- Të ketë njohuri shumë të mira për sistemet Elektrike;
- I aftë të organizojë punën, të përcaktojë prioritetet dhe të përmbushë afatet;
- Aftësi shumë të mira teknike;
- Aftësi shumë të mira për të punuar në grup;
- Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë;
- Aftësi në përgatitjen e raporteve cilësore.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar
Apply WhatsApp