• TGA (Tyres Group Albania), kërkon të punësojë: Teknik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
TGA (Tyres Group Albania) , kërkon të punësojë :

Teknik

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)


  • Komunikon me teknikun e turnit para ardhës për problemet e ndodhura si dhe vihet në dijeni për problemet që nuk janë zgjithur, merr udhëzimet paraprake për veprimet që mund të kryejë.
  • Raporton tek shefi i turnit për situatën e marrjes në dorëzim të turnit.
  • Përdor aftësitë e tij teknike dhe organizative për të organizuar punën në turnin e tij.
  • Realizon kontrollet e nevojshme në sistem sipas porosive të shefit të turnit.
  • Kontrollon linjat e furnizimit për parametrat e punës dhe mban shënimet përkatëse.
  • Mbas kontrolleve të ushtruara i raporton shefit të turnit dhe vepron me dijeni të tij për eliminimin e mangësive të konstatuara.
  • Zbaton planin mujor të punës të përgatitur nga departamenti elektrik.
  • Jep udhëzimet përkatëse elektriçistëve për zbatimin e këtij plani mirmbajtjeje.
  • Merr pjesë aktive në eliminimin e difekteve të ndryshme dhe jep udhëzimet përkatëse elektriçistëve që marrin pjesë në eliminimin e difekteve.
  • Gjatë gjithë turnit mbikqyr elektriçistët për punën që kryejnë.
  • Para se të fillojë një punë instrukton grupin për proçedurat e sigurimit teknik dhe kontrollon herë pas here zbatimin e tyre.
  • Është përgjegjës për sigurimin teknik dhe zbatimin e tij gjatë punimeve të ndryshme të turnit.
  • Në fund të çdo aktiviteti raporton tek shefi i turnit dhe në BMS për plotësimin e raportit përfundimtar në fund të turnit.
  • Merr pjesë në realizimin e punëve suplementare të kërkuara nga kompania dhe siguron cilësinë e punimit.
Aftësite e kërkuara:

  • Diplomuar si teknik/specialist Elektrik;
  • Minimalisht 5 vjet eksperiencë pune;
  • Të ketë eksperiencë me mirëmbajtjen e godinave në rolin e specialistit ose teknikut të punimeve Elektrike;
  • Të ketë njohuri shumë të mira për sistemet Elektrike;
  • I aftë të organizojë punën, të përcaktojë prioritetet dhe të përmbushë afatet;
  • Aftësi shumë të mira teknike;
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë;
  • Aftësi në përgatitjen e raporteve cilësore.
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të dërgojnë një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar
 


Apply WhatsApp
Back
Top