• TGA (“Tyres Group Albania”) kërkon të punësojë: Specialist Hidraulik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hidraulik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
TGA (“Tyres Group Albania”) kërkon të punësojë:
Specialist Hidraulik

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
1. Monitorimi dhe kontrolli ditor i punës dhe performancës për të gjitha paisjet dhe pjesët përbërëse
të tyre.
2. Kryen shërbimet profilaktike ditore, javore, mujore apo vjetore sipas planit të parashikuar.
3. Kontrollon të gjitha paisjet dhe pjesët përbërëse të tyre për avari që mund të ndodhin.
4. Raporton tek eprorët në lidhje me mbarëvajtjen e sistemeve gjatë kontrolleve apo në rast avarie.
5. Merr pjesë dhe kryen riparimin e defekteve të sistemit apo paisjeve që ka në përgjegjësi.
6. Kryen provat për sistemin MNZ (Mbrojtje Ndaj Zjarrit), Motopompat dhe elektropompat.
7. Merr pjesë në zëvëndësimin e pjesëve të këmbimit të nevojshmë për sistemin apo paisjet.
8. Merr pjesë në montimin e paisjeve apo sistemeve të reja apo që zëvëndësohen me të reja.
9. Riseton paisjet në rast alarmi kur kjo kërkohet nga prodhuesi të bëhet manualisht.
10. Konsultohet me eprorët për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe më efikase të problmeve dhe për
masat për parandalimin e tyre.
11. Bashkërendon punën me kolegët në lidhje me të gjthë funksionet.
Aftësite e kërkuara:
 Diplomuar si teknik/specialist Hidraulik
 Minimalisht 5 vjet eksperience pune
 Te kete eksperience me mirembajtjen e godinave dhe infrastruktures ne rolin e specialistit
ose teknikut te punimeve mekanike Hidraulike
 Te kete njohuri shume te mira per sistemet Hidraulike
 Njohuri shume te mira kompjuterike te paketes Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint,
Project)
 I afte te organizoje punen, te percaktoje prioritetet dhe te permbushe afatet
 Aftesi shume te mira teknike
 Aftesi shume te mira per te punuar ne grup
 Aftesi shume te mira komunikimi me shkrim dhe me goje
 Aftesi ne pergatitjen e raporteve cilesore
 Njohuri njohja e gjuhes angleze perben avantazh
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të
gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së
bashku me një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com , ose tek recepsioni i Godinës së
Administratës (Rinas).

Data e mbylljes së aplikimeve 10 Tetor 2022
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top