Technical Engineering Specialist
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Instituti | Kamez | Paskuqan
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Mekanike | Mekatronik
- Inxh. Industriale
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Profili i Kompanisë
SEWS CABIND (sews-cabind.com) është pjesë e Sumitomo Electric Industries Group, një nga grupet më të mëdha industriale dhe financiare në botë. Me selinë pranë Torinos, Itali dhe shtatë impiante prodhimi të vendosura në tre vende: Shqipëri ,Marok dhe Poloni, SEWS CABIND është një partner i besueshëm në prodhimin e instalimeve elektrike dhe kabllove për sektorin automobilistik. Në vitin 2019 SEWS CABIND hapi operacionet pranë Tiranës në Shqipëri; kompania është në zgjerim të shpejtë e të qëndrueshëm dhe aktualisht ka tre fabrika prodhimi.
Sumitomo Electric Industries, Ltd. është një lider global i njohur në teknologji me mbi 280,000 punonjës që operojnë në rreth 415 filiale e degë në mbi 40 vende të botës.
Pozicioni i Punës: Specialist Teknik Inxhinierik
Qëllimi i pozicionit: Koordinimi i fazave të projektit për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e klientit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndjekja e zbatimit të procesit të prodhimit;
- Përgjegjës për industrializimin e procesit të nisjes së projekteve të reja;
- Zbatimi/kontrolli i testimit të produktit, prototipeve, projekteve në prodhim dhe projekteve të reja në impiant/te klienti;
- Sigurimi i rezultateve të pritura të linjës në aspektin e: sigurisë, mjedisit, cilësisë së produktit, efikasitetit dhe kostos;
- Bashkëpunim me Projekt Liderin/Inxhinierin për përmbushjen e kërkesave brenda afatit;
- Garantimi i zbatimit të ndryshimeve dhe respektimi i kohës së implementimit;
- Në bashkëpunim me njësitë e tjera të kompanisë përcaktimi i layout-it, veglave, kohës dhe metodave të prodhimit;
- Rishikimi i specifikimeve teknike/dokumentacionit, shpërndarja dhe zbatimi i tyre. Industrializimi i përditësimit të dokumentacionit teknik;
- Ruajtja e sekretit profesional dhe konfidencialitetit sipas deklaratës së dorëzuar;
- Respektimi i afateve të projektit, duke përfshirë edhe orët shtesë nëse detyrat nuk përfundojnë brenda orarit të punës;
- Marrja në konsideratë e përmirësimeve, zbatimi i kaizen në prodhim;
- Identifikimi i shkaqeve të mospërputhjes dhe marrja e masave korrigjuese për të shmangur përsëritjen e tyre së bashku me PL.
Kompetencat – Njohuri dhe Aftësi:
- Diplomë Bachelor në degët elektrike, mekanike ose të tjera të inxhinierisë;
- Njohuri te pergjithshme mbi sistemet e organizimit te prodhimit: Kaizen, SMED, Just in Time, WCM etj.;
- Njohuri mbi kërkesat e IATF16949, ISO 45001, ISO 9001;
- Aftësi në leximin e vizatimeve teknike;
- Njohuri mbi: FMEA, APQP, PPAP, Control Plan, KAIZEN, LEAN Manufacturing, Poka-Yoke, PDCA, 5Why, Diagrami Ishikawa etj.;
- Njohuri shumë të mira mbi MS Office, AutoCad, Corel, Sigip.
- Anglisht: Niveli B2
Vendi i punës: Bathore, Kamëz
Lloji i kontratës: E përhershme
Kandidatet jane te ftuar te dergojne CV ne adresen e email: rekrutime@sews-cabind.it
SEWS CABIND Shpk
Rruga Erzeni Bathore -Kamez
Atten. The Human Resources Department
Tel.: +355 696064420
*All applications will be treated with strict confidentiality according to the law No. 124/2024 for the "Protection of Personal Data".
Apply WhatsApp