• Technical Engineering Specialist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  3. Inxh. Industriale
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Sews_cabind_albania_cover_9000_850.jpg


Profili i Kompanisë
SEWS CABIND (sews-cabind.com)
është pjesë e Sumitomo Electric Industries Group, një nga grupet më të mëdha industriale dhe financiare në botë. Me selinë pranë Torinos, Itali dhe shtatë impiante prodhimi të vendosura në tre vende: Shqipëri ,Marok dhe Poloni, SEWS CABIND është një partner i besueshëm në prodhimin e instalimeve elektrike dhe kabllove për sektorin automobilistik. Në vitin 2019 SEWS CABIND hapi operacionet pranë Tiranës në Shqipëri; kompania është në zgjerim të shpejtë e të qëndrueshëm dhe aktualisht ka tre fabrika prodhimi.

Sumitomo Electric Industries, Ltd. është një lider global i njohur në teknologji me mbi 280,000 punonjës që operojnë në rreth 415 filiale e degë në mbi 40 vende të botës.

Pozicioni i Punës: Specialist Teknik Inxhinierik

Qëllimi i pozicionit:
Koordinimi i fazave të projektit për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e klientit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Ndjekja e zbatimit të procesit të prodhimit;
  2. Përgjegjës për industrializimin e procesit të nisjes së projekteve të reja;
  3. Zbatimi/kontrolli i testimit të produktit, prototipeve, projekteve në prodhim dhe projekteve të reja në impiant/te klienti;
  4. Sigurimi i rezultateve të pritura të linjës në aspektin e: sigurisë, mjedisit, cilësisë së produktit, efikasitetit dhe kostos;
  5. Bashkëpunim me Projekt Liderin/Inxhinierin për përmbushjen e kërkesave brenda afatit;
  6. Garantimi i zbatimit të ndryshimeve dhe respektimi i kohës së implementimit;
  7. Në bashkëpunim me njësitë e tjera të kompanisë përcaktimi i layout-it, veglave, kohës dhe metodave të prodhimit;
  8. Rishikimi i specifikimeve teknike/dokumentacionit, shpërndarja dhe zbatimi i tyre. Industrializimi i përditësimit të dokumentacionit teknik;
  9. Ruajtja e sekretit profesional dhe konfidencialitetit sipas deklaratës së dorëzuar;
  10. Respektimi i afateve të projektit, duke përfshirë edhe orët shtesë nëse detyrat nuk përfundojnë brenda orarit të punës;
  11. Marrja në konsideratë e përmirësimeve, zbatimi i kaizen në prodhim;
  12. Identifikimi i shkaqeve të mospërputhjes dhe marrja e masave korrigjuese për të shmangur përsëritjen e tyre së bashku me PL.


Kompetencat – Njohuri dhe Aftësi:

  • Diplomë Bachelor në degët elektrike, mekanike ose të tjera të inxhinierisë;
  • Njohuri te pergjithshme mbi sistemet e organizimit te prodhimit: Kaizen, SMED, Just in Time, WCM etj.;
  • Njohuri mbi kërkesat e IATF16949, ISO 45001, ISO 9001;
  • Aftësi në leximin e vizatimeve teknike;
  • Njohuri mbi: FMEA, APQP, PPAP, Control Plan, KAIZEN, LEAN Manufacturing, Poka-Yoke, PDCA, 5Why, Diagrami Ishikawa etj.;
  • Njohuri shumë të mira mbi MS Office, AutoCad, Corel, Sigip.
Aftësi Gjuhësore:
  • Anglisht: Niveli B2

Vendi i punës: Bathore, Kamëz

Lloji i kontratës: E përhershme

Kandidatet jane te ftuar te dergojne CV ne adresen e email: rekrutime@sews-cabind.it
SEWS CABIND Shpk
Rruga Erzeni Bathore -Kamez
Atten. The Human Resources Department
Tel.: +355 696064420

*All applications will be treated with strict confidentiality according to the law No. 124/2024 for the "Protection of Personal Data".
 


Apply WhatsApp
Back
Top