• Strategic Accounts Regional Executive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
BIRRA EPOS shpk është një birrë shqiptare, me nje ekip ndërkombëtar në prodhim. Ne frymëzohemi nga tregimet epike dhe shpirti i përjetshëm i kombit tonë dhe krijojmë birra që mbartin thelbin e Shqiptarisë – të guximshme, origjinale dhe të paharrueshme.
Misioni ynë është të rikthejmë krenarinë për birrën cilësore shqiptare, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, si dhe për çdo vizitor që vjen në tokën tonë dhe dashurohet me shijet tona autentike, tregimet, legjendat dhe mikpritjen që na dallon.

PREJ KOMBIT, PËR KÓMB – kjo na motivon!
BIRRA EPOS – Birrë Legjendash!

Jemi në kërkim të njerëzve me pasion dhe energji për t’u bashkuar me ne në ndërtimin e një kapitulli të ri në historinë e birrës shqiptare.
A jeni gati të bëheni pjesë e legjendës?

Përshkrimi i punës:

Strategic Accounts Regional Executive
në BIRRA EPOS është një rol që do të ketë përgjegjësinë për të ndërtuar dhe menaxhuar marrëdhëniet e rëndësishme tregëtare në rajon. Ky rol është kyç për zgjerimin e pranisë së markës në treg përmes partneriteteve strategjike.

Zonat: Qendër, Veri, Jug (*aplikoni për zonnë që jeni të interesuar)

Detyrat kryesore:
  • Udhëheq zhvillimin dhe zgjerimin e partneriteteve strategjike në rajon.
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët kryesorë në rajon, përfshirë zinxhirët Key Account, distributorët dhe pikat e shitjes me shumicë.
  • Zhvillon dhe implementon strategji rajonale që janë në përputhje me vizionin dhe objektivat afatgjata të kompanisë.
  • Negocion kontratat, çmimet, discountet dhe kushteve e shërbimit me klientët kryesorë strategjik.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipet e marketingut, logjistikës dhe prodhimit, për të garantuar standarte të larta shërbimi për klientët.
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme performancën përmes KPI-ve dhe siguron arritjen e objektivave të shitjes në rajonin përkatës.
  • Drejton ekipin e Brand Visibility & Activation Executive.
Çfarë kërkojmë nga ju!
  • Dëshirën tuaj për të ndërtuar nga themelet një legjendë të re në tregun shqiptar të birrave.
  • Përvojë në menaxhimin e klientëve strategjikë ose në shitje me klientë kryesorë. Eksperienca në industrinë FMCG apo të pijeve konsiderohet një avantazh i rëndësishëm.
  • Aftësi të forta lidershipi, komunikimi, ndërtimi marrëdhëniesh dhe negocimi.
  • Diplomë universitare në Biznes, Shitje, Marketing ose fusha të ngjashme përbën avantazh
  • Orientim drejt objektivave, punë në ekip dhe transparence.
  • Eksperienca e mëparshme në shitje apo trade marketing përbën avantazh.
  • Njohuri mbi klientët KA, distributorët rajonal dhe pikat e shumicës përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të gjuhës Anglize përbën avantazh.
  • Dashuria për birrën përbën super avantazh ;)!
  • Leje drejtimi (kategoria B) është e domosdoshme.
Çfarë ofrojmë ne!
  • Një rol ku do të kesh mundësinë të jesh kontribues në ndërtimin e një brandi shqiptar që po sjell një frymë të re në tregun e birrës.
  • Një ambient pune dinamik, me ambicie të larta, me guximin për të sfiduar të zakonshmen dhe energji pozitive.
  • Ndërsa BIRRA EPOS rritet, rriteni edhe ju bashkë me ne – në përvojë, përgjegjësi dhe shpërblim.
  • Kultura e ekipit është e ndërtuar mbi pasionin, respektin dhe kreativitetin.
  • Trajnime të paguara sipas nevojave të pozicionit dhe ambicjes për tu rritur.
  • Checkup vjetor privat.
  • Pagesë mujore për dietat ditore ushqimore.
  • Përmes iniciativës “Femijët e kómbit”, ofrojmë pagesë fikse mujore për çdo fëmijë me pasaportë Shqipare deri 18 vjeç që ju keni në kujdestari.
  • Bonusi mirëseardhjes.
  • Sistem bonusi mujor me qasje prej sipërmarrësi.
Aplikoni si më poshtë!

e-mail në: hr@birraepos.com
Afati i aplikimit: 28 Korrik 2025

*BIRRA EPOS është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithpërfshirës për secilin nga anëtarët e ekipit.
 


Apply
Back
Top