SPEKTAKËL KAMPIONËSH NË CHAMPIONS LEAGUE ËSHTË KOHA PËR SUPERFUTBOLLIN EVROPIAN
- Tirane
SPEKTAKËL KAMPIONËSH NË CHAMPIONS LEAGUE
ËSHTË KOHA PËR SUPERFUTBOLLIN EVROPIAN
Në qiellin e Evropës është koha që yjet të shndrijnë sërish. Mesjava
në TRING SPORT dhuron emocionet e futbollit të yjeve në kompeticion më të
rëndësishëm botëror, Ligën e Kampionëve. Mbrëmjet CHAMPIONS janë një
përvojë fenomenale për të gjithë tifozët në 8 kanalet sportive të platformës
TRING, si një maratonë e pakrahasueshme 18 ndeshjesh që çdo raund të Fazës së
Ligës përplasin të mëdhenjtë e Evropës.
Të martën dhe të mërkurën është sërish koha për superduele kontinentale.
Në Tring Sport 1, të martën, një ndeshje për lavdinë dhe historinë, e cila
përsëritet për asnjëherë nuk është njëlloj. Nga Anfield ku këndohet “You’ll Never
Walk Alone”, në Madridin ku lindin legjendat evropiane, dy gjigantë, “Reds”-at
anglezë dhe “Galaktikët” spanjollë përballen për një ëndërr të përbashkët,
trofeun më të lakmuar të kontinentit, por edhe për spektakël dhe adrenalinë të
pastër.
Ndërkohë, në Tring Sport 2 një tjetër superduel, padiskutim më i forti i këtij
raundi, pasi në fushë zbresin dy skuadrat më të forta evropiane të momentit.
Parizienët, kampionët në fuqi presin në shtëpi artilerinë e rëndë bavareze në një
duel ndëryjor. PSG dhe Bayern, dy skuadrat kryesuese të sezonit në betejën për
dominim.
Në Torino dhe Tring Sport 3 ndizet një tjetër skenë e mbrëmjeve Champions.
“Zonja e vjetër” italiane tenton të rikthejë shkëlqimin e dikurshëm përballë
kampionëve portugeze plot grintë dhe ambicie, në një duel që premton pasion
dhe intensitet.
Kur në Evropë s’ka më vend për gabime, të mërkurën drejtpërdrejt nga “Etihad”
dhe Tring Sport 1, dy superfuqi të kontinentit synojnë rrugën drejt fronit,
“Citizens” sfidojnë “Murin e Verdhë” legjendar.
Ëndrra “Champions” po merr formë, stadiumet janë në “flakë”, këto janë
emocionet e futbollit të vërtetë, të cilin e dhuron vetëm Tring Sport, platforma
sportive më e madhe në Shqipëri.
Për ta përjetuar të plotë këtë eksperiencë fenomenale, përfitoni nga oferta
promocionale e momentit duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore
Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App.
Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen...