Specialisti i Burimeve Njerëzore
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Alkos Group Albania për shkak të zgerimit të aktivitetit dhe në kuadër të zhvillimit shpall vakant pozicionin: Specialisti i Burimeve Njerëzore
- Departmenti: Burime Njerëzore
- Vendndodhja: Zyrat Qendrore
- Kohëzgjatja javore: E Hënë – E Premte
Përshkrimi
Specialisti i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për administrimin e funksioneve e dokumentacionit të Burimeve Njerëzore, zbatimin e procedurave të punësimit, trajnimit dhe matjes së performancës së stafit.Ushtrimi i detyrës përfshin përpunimin e postimeve të punës, informimin, intervistimin, mbajtjen e të dhënave, referencat e kontrollit, përzgjedhjen e kandidatëve dhe monitorimin e provës, si dhe administrimin e përfitimeve të punonjësve, ndryshimet dhe ndërprerjen, ruajtjen e të dhënave të përfitimeve etj.
Detyrat
- Zhvillimin dhe zbatimin e politikave të kompanisë në lidhje me manaxhimin e burimeve njerëzore;
- Vlerësimin e nevojave për personel dhe kryerja e procedurave për njoftimin, përzgjedhjen punësimin dhe qarkullimin e personelit;
- Administrimin e bazës së të dhënave të personelit të kompanisë;
- Sigurimin e kushteve të punës dhe marrëdhënieve kontraktuale të personelit;
- Shqyrton përshkrimet e punës dhe kualifikimet për të përcaktuar kërkesat e aplikuesit dhe përdor një shumëllojshmëri mjetesh, si mediat, faqet e internetit dhe agjencitë e punësimit për të gjetur kandidatë të kualifikuar;
- Interviston aplikantët, verifikon referencat dhe krahason kriteret e punës me kualifikimet e aplikantit;
- Asiston menaxherët për intervistimin e aplikantit;
- Përpunon dokumentacionin e të punësuarve të rinj në përputhje me kërkesat ligjore (deklarimi i punonjësve të rinj, kontratat e punës etj.);
- Përpunon dokumentacionin e përfundimit të marrëdhënieve të punës së punonjësve, edhe kjo me deklarimet përkatëse;
- Lidhur me marrëdhëniet e punës, njeh dhe interpreton ligjet e lidhura me to, si dhe i administron ato në përputhje me rrethanat;
- Administron dhe rinovon kontratat e punësimit duke pasqyruar ndryshimet ligjore, ndryshimet në pozicionin e punës së punonjësit ndryshimet në skemat e shpërblimit etj;
- Shpjegon kulturën dhe proceset e punësimit të kompanisë për stafin drejtues;
- Vlerëson nevojat për trajnim të stafeve dhe planifikon kualifikimet dhe trajnimet përkatëse për punonjësit e kompanisë;
- Përgatit raporte në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore;
- Propozon ripozicionimin e personelit në rolet më të përshtatshme;
- Lehtësimin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës me personelin kur është e nevojshme;
Kualifikimet
Arsimi: Diplomë universitare, mundësisht në Menaxhim Biznes ose Juridik ose një fushë që lidhet me Burimet Njerëzore;Eksperienca pune: Së paku 2-3 vite përvojë pune lidhur me praktikat e zhvillimit dhe menaxhimit të BNj, preferohet në kompani të ngjashme tregtare;
Kualifikime shtesë:
- Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze (MUST);
- Njohuri shumë të mira (zotëruese) të MS Office, Outlook, etj;
- Trajnime mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe menaxhimin e performancës përbëjnë avantazh;
- Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të Burimeve Njerëzore;
- Aftësi ndërpersonale, komunikim, profesional verbal dhe të shkruar;
- Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;
- Njohja e parimeve dhe procedurave për rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin, kompensimin dhe përfitimet e personelit, marrëdhëniet e punës dhe negocimin dhe sistemet e informacionit të personelit;
- Leje drejtimi;
Shënime
Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.Kushtet e punës:
Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritën personale dhe vlerësimin e performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi karriere në një grup kompanish në rritje dinamike.
Procedura e aplikimit:
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre, CV, Referenca dhe Letër Motivimi në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
Cel. : +355697053354
Apply WhatsApp