Specialist Prokurimesh | Mane TCI
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Komuna Parisit | Kristal Center
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2002, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Specialist/e Prokurimi
Departamenti: Prokurimeve dhe Logjistikës
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i prokurimit ka përgjegjësi ndjekjen dhe zbatimin e procedurës së prokurimit në Nivel Grupi për të gjithë proceset e prokurimit në lidhje me shërbimet/mallrat të cilat janë klasifikuar për tu kryer në nivel Grupi. Analizon kostot, përgatit databazën e informacionit të shpenzimeve, negocion detajet e kontratave si dhe ofron zgjidhje për të ndihmuar shoqëritë e Grupit që të menaxhojnë më mirë kostot për shërbimet e furnizimeve, për të zgjidhur çështjet lidhur me mosmarrëveshjet e çmimeve dhe për të përgatitur Kërkesat për Oferte për mallrat, apo shërbimet.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në degët Inxhinieri Ndërtimi ose Ekonomik
Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...pecialist-Prokurimesh-Grupi?source=CareerSite
Afati i dorëzimit: 18.04.2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Të ndjek aktivitetet e prokurimit ne Nivel Grupi;
- Suporton dhe udhëzon stafin e prokurimeve në proceset e prokurimit në kompanitë e Grupit me qëllim që të arrihet vlera më e mirë në aspektin e cilësisë, çmimit dhe afateve si dhe identifikon oportunitete për të shtuar vlerë në aktivitetet e prokurimit që të klasifikohen si shërbime në nivel Grupi;
- Ekzekutimi i Blerjeve dhe porosive në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin sa më të mirë të mundshëm dhe me saktësi;
- Kërkim dhe vlerësim tregu mbi furnitorët bazuar mbi cmimin, cilësinë, pëzgjedhjen, mbështetjen, gadishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetin e shpërndarjes, si edhe emri dhe historia e furnitorit;
- Suport ne hartimin dhe përgatitjen e te gjitha dokumenteve të tenderit për ofertim;
- Kërkim i tregut të furnitorëve;
- Analiza e cmimeve të propozuara, raportimeve financiare dhe cdo e dhënë dhe informacion tjetër, për të përcaktuar cmimin me të mirë;
- Përgatit dhe përditeson databazën e furnitorëve për të gjithë shoqëritë e grupit, mbledh dhe analizon informacionin dhe përditëson raportet në nivel Grupi;
- Ndjek cdo kontratë në nivel Grupi në lidhje me procesin e prokurimit, analizën e shpenzimeve, rinovimin e kontratës, menaxhimin e furnitorëve dhe adresimin e ankesave nga shoqëritë e Grupit;
- Analizon tregun dhe përditëson databazën e shërbimeve/mallrave në nivel Grupi;
- Zhvillon dhe zbaton udhëzime për përmiresimin e procedurave të blerjeve dhe prokurimeve e kontratave në nivel GrupiMbledh informacionin nga shoqëritë e Grupit në baza mujore, përgatit raporte dhe propozon përmirësime të aktivitetit të prokurimit në nivel Grupi;
- Raporton në mënyrë periodike tek Drejtuesi i Dep. për ecurinë e proceseve të prokurimit në nivel individual dhe në departament;
- Protokollimi i blerjeve në kohë dhe me saktësi;
- Kryen detyrat e tjera të përcaktuara nga eprori.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në degët Inxhinieri Ndërtimi ose Ekonomik
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet;
- Aftësi analitike për të punuar me furnizues të shumëfishtë, përcaktuar marrëveshjet më të mira për kompaninë dhe vlerësuar pro dhe kundra për secilën ofertë bazuar në çmimin, cilësinë, shpejtësinë e dërgimit e faktorë të tjerë.
- Aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese me furnizuesit për të krijuar marrëveshjet më të mira.
- Aftësi shume të mira në menaxhimin e furnizuesit.
- Aftësi shumë të mira organizative, duke përfshirë planifikimin e punës dhe vendosjen e prioriteteve
- Aftësi për tu orientuar ndaj detajeve;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Afësi për zgjidhjen në mënyrë efikase të problematikave që mund të rezultojnë gjatë punës;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
- Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
- Aftësi për të punuar në grup dhë për të marrë iniciativë;Të zotëroj patentë të vlefshme drejtimi.
- Njohuri të mira të tregut në fushën e blerjeve dhe prokurimeve.
- Aftësi shumë të mira kompjuterike, në programet “MS Projects”, “Microsoft Office” apo edhe në paketa të tjera standarde, për programim.

Apply