Specialist Marketingu | Tiranë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Kompania ndodhet me seli në Rr. “Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Shkalla A, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.
Pozicioni: Specialist/e Marketingu
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e pozicionit: Progeen po kërkon një Specialist Marketingu entuziast për t'iu bashkuar stafit tonë gjithmonë e në rritje. Nëse jeni energjik, i motivuar dhe i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe në grup, atëherë Progeen është kompania e duhur për ty.
Përgjegjësitë:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 07.05.2025.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

- Krijimi i planeve të marketingut që synojnë rritjen e reputacionit të kompanisë në treg;
- Organizimi dhe menaxhimi i fushatave të ndryshme të marketingut, duke përfshirë: reklamat në mediat sociale, marketingun digjital dhe fushatat 360 º;
- Kryerja e hulumtimeve të tregut për të identifikuar tendencat, konkurrencën dhe mundësitë e reja;
- Bashkëpunimi me skuadrën e shitjes për të siguruar që strategjitë e marketingut janë në përputhje me objektivat e kompanisë;
- Analizimi i të dhënave dhe përpilimi i raporteve për të vlerësuar efektivitetin e aktiviteteve të marketingut, me qëllim përmirësim e qasjes së marketingut në vijim.
- Të ketë kryer arsimin e lartë në degën Marketing;
- Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë të ngjashme;
- Të ketë njohuri shumë të mira të platformave të marketingut digjital dhe trendeve;
- Të këtë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Të këtë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

Apply