• Specialist Marketingu (BTL)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Marketing Social Media | ADS | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 95 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Specialist Marketingu (BTL)
Departamenti: Marketing & PR
Vendodhja:
Tiranë.
  • Ndjek dhe menaxhon që nga konceptimi deri në realizim, materialet publicitare për fushatat e ndryshme marketing,
  • Zhvillon prezantime, mban raporte mbi ecurinë e fushatave marketing dhe zhvillimet e tregut,
  • Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit marketing,
  • Organizon dhe ndjek mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Spar,
  • Ndjek me detaje planin e aprovuar të marketingut,
  • Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë e marketingut,
  • Monitoron zhvillon dhe jep ide për përmirësime,
  • Mban kontakte të vazhdueshme me agjencitë, furnitorët, klientët,
  • Mban dokumentacionin e detajuar për cdo veprim financiar në përputhje me fushatat,
  • Menaxhon promocionet në hapsirat e Spar dhe suporton në mbarëvajtjen e tyre per gjenerimin e te ardhurave,
  • Monitoron aktivitetin e konkurrencës.
  • Tregon fleksibilitet me oraret e punes per shkak te veprimparive, aktiviteteve
Kërkesat:
a. Edukimi: Preferohet të zotërojë diplomë universitare. Preferohet Marketing.
b.Eksperiencat e punës: 2 - 3 vite eksperiencë pune të ngjashme.

c.Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.

d. Aftesi të tjera:
  • Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz;
  • Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar;
  • Të jetë i aftë që të punojë nën presion;
  • Të dijë të marrë vendime dhe të jetë i përgjegjshëm.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top