• Specialist i Shërbimit të Klientit, Dega Lac

Kurbin
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Sherbim Klienti
Specialist i Shërbimit të Klientit, Dega Lac

Hapur me:
E vlefshme deri më:
Emri Kompanise:
12 Gusht 2024
06 Shtator 2024
ECFA Shpk

Rreth nesh


ECFA shpk është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre.
Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozitën e Specialist i Shërbimit të Klientit për degën Lac.

Përshkrimi i detyrave
√ Procesimi i aplikimeve per kredi ne dege duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vleresimit te percaktuara nga kompania.
√ Vleresimi I dokumentacionit te paraqitur nga Klienti.
√ Organizimi I dosjes se kredise dhe paraqitja e rastit per aprovim sipas kritereve te percaktuara ne procesin e kredidhenies.
√ Menaxhimi I kerkesave te ndryshme te klienteve ne lidhje me informacionin dhe proceset e kredise se marre prej tyre.
√ Kryerja e transaksioneve te kesh-it per pagesat e kredive te procesuara dhe menaxhimi I arkes sipas standarteve te duhura.
√ Sherbimi i klienteve ne dege duke u kujdesuar per kerkesat e tyre dhe adresimin e duhur te problematikave te raportuara sipas proceseve te brendshme te shoqerise.

Kërkesat kryesore

√ Diplome Universitare
√ Aftesi te shkelqyera komunikmi (verbale dhe ne te shkruar)
√ Eksperience ne sektorin e sherbimit te klientit per te pakten 1 vit.
√ Aftesi te forta ne identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
√ Aftesi analitike dhe I vemendshem ndaj detajeve.
√ Profesionalisht i afte per perdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
√ Menaxhues i shkelqyer i kohes dhe me aftesi per te vene prioritet e duhura ne permbushjen e disa detyrave njekohesisht.

Benefitet

√ ECFA shpk dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
√ Institucioni ECFA shpk përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese


Instruksione mbi aplikimin

Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

https://talent.sage.hr/jobs/ccb3e243-c1d8-4603-a1b4-70400352578b
 


Apply
Back
Top