• SPECIALIST I MENAXHIMIT TE SISTEMEVE TE INFORMACIONIT (MIS SPECIALIST)

SPECIALIST I MENAXHIMIT TE SISTEMEVE TE INFORMACIONIT (MIS SPECIALIST)


Hapur me:
E vlefshme deri më:
Emri Kompanise:
25 Mars 2024
15 Prill 2024
Kredo Finance Shpk



RRETH NESH


Kredo Finance sh.p.k një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Information Systems Administrator (MIS Administrator)


PËRSHKRIMI I DETYRAVE

  • Identifikon, raporton dhe jep suport ne kohe ne zgjidhje te problematikave ne ERP.
  • Raporton ne Jira te Suporti i Grupit problematikat ne ERP qe nuk mund te zgjidhen lokalisht.
  • Merr pjese ne zhvillimin dhe integrimin e proceseve të reja të biznesit, duke përfshirë testimin e performancës, shmangien e rreziqeve, zgjidhjen e defekteve, sigurimin e cilësisë, riparimin e gabimeve, hartimin e manualeve, si dhe trajnimin e përdoruesve fundorë.
  • Kryen rregullime te pagesave ne ERP sipas kerkesave te njesive te tjera
  • Kryen rregjistrimin dhe lidhjen e pagesave nga kanalet alternative (banka, partnere etj)
  • Kryen suportin teknik per partneret per te gjithe fushat e bashkepunimit (aplikim, disbursim, pagesa)
  • Cdo fund muaji kryen kuadrimin dhe sistemim e balances se arkave
  • Mbeshtet njesite e tjera ne realizimin e proceseve per funksione qe lidhen me ERP, ne perputhje me Proceduren e Zhvillimeve dhe Mirembajtjes se Njesise MIS, si dhe procedurat e tjera ne kompani
  • Kryen perditesim ne ERP te listave ne kategorine Blacklist sipas te dhenave te sjella nga Departamenti i Ligjorit
  • Merr pjese ne implementimin e zhvillimeve dhe programeve me partneret e jashtem ose zhvilluesit lokale
  • Identifikon nevojat per permiresime te ndryshme ne procese ose sisteme, ndihmon ne dizenjimin teknik te kritereve dhe kushteve.
  • Ndihmon Pergjegjesin e Njesise ne percaktimin e objektivave dhe rezultateve per vitin ne menyre qe te sigurohet per kryerjen e tyre ne kohen e duhur.
  • Merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Pergjegjesit te Njesise

KËRKESAT KRYESORE

Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën

Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë dhe mbi politikat dhe procedurat e kredidhënies

Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave

Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh

Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal

Aftësi të shkëlqyera të punës në grup

Aftësi shumë të mira kompjuterike


BENEFITET

√ Kredo Finance dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni Kredo Financë përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

· Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

· Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

· Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese



Instruksione mbi aplikimin



Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

https://talent.sage.hr/jobs/4e32cadb-d4f4-4c00-b780-d973b03bb18d
 


Apply
Back
Top