• SPECIALIST I LARTE I MENAXHIMIT TE SISTEMEVE TE INFORMACIONIT (MIS SENIOR SPECIALIST)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
SPECIALIST I LARTE I MENAXHIMIT TE SISTEMEVE TE INFORMACIONIT (MIS SENIOR SPECIALIST)


Hapur me:
E vlefshme deri më:
Emri Kompanise:
25 Mars 2024
15 Prill 2024
Kredo Finance Shpk



RRETH NESH


Kredo Finance sh.p.k një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg qe prej vitit 2018, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë në fusha të ndryshme të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Specialiste të Lartë të Menaxhimit të sistemeve të informacionit


PËRSHKRIMI I DETYRAVE

  • Merr pjese ne zhvillimin dhe integrimin e proceseve të reja të biznesit, duke përfshirë testimin e performancës, shmangien e rreziqeve, zgjidhjen e defekteve, sigurimin e cilësisë, riparimin e gabimeve, hartimin e manualeve, si dhe trajnimin e përdoruesve fundorë.
  • Merr pjese ne implementimin e zhvillimeve dhe programeve me partneret e jashtem ose zhvilluesit lokale
  • Mbeshtet njesite e tjera ne realizimin e proceseve per funksione qe lidhen me systemin qendror dhe sisteme te tjera funksionale ne kompani, ne perputhje me Proceduren e Zhvillimeve dhe Mirembajtjes se Njesise MIS, si dhe procedurat e tjera ne kompani
  • Identifikon nevojat per permiresime te ndryshme ne procese ose sisteme, ndihmon ne dizenjimin teknik te kritereve dhe kushteve.
  • Ndihmon Pergjegjesin e Njesise ne percaktimin e objektivave dhe matjen e rezultateve per vitin ne menyre qe te sigurohet per kryerjen e tyre ne kohen e duhur.
  • Identifikon, raporton dhe jep suport ne kohe ne zgjidhje te problematikave ne ERP.
  • Kryen suportin teknik per partneret per te gjithe fushat e bashkepunimit (aplikim, disbursim, pagesa)
  • Cdo fund muaji kryen kuadrimin dhe proceset e nevojshme per mbylljen e muajit ne system.
  • Merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Pergjegjesit te Njesise

KËRKESAT KRYESORE



Diplome universitare dhe experience minimum dy vjet ne pozicione te ngjashme

Njohuri te avancuara ne perdorimin dhe menaxhimin e sisteme operacionale

Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën

Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë dhe mbi politikat dhe procedurat e kredidhënies

Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave

Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh

Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal

Aftësi të shkëlqyera të punës në grup

Aftësi shumë të mira kompjuterike


BENEFITET

√ Kredo Finance dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni Kredo Financë përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:



· Për nivelin e Specialistit te larte ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

· Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

· Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese



Instruksione mbi aplikimin



Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

hr@kredo.al // rekrutime@kredo.al
 


Apply
Back
Top