Specialist/i Marketingut Dixhital
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 1 Ali Demi | Tregu Elektrik
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Marketing-online | Social Media | SEO
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Specialist/i Marketingut Dixhital është përgjegjës për përmbajtjen e të gjithë rrjeteve sociale të kompanisë dhe projekteve të saj.Raporton tek Menaxheri i Marketingut Dixhital.
Detyrat
- Do të menaxhojë të gjithë përmbajtjen e kanaleve online dhe të gjitha projeket që lidhen me mediat sociale;
- Do të krijojë, shkruajë, modifikojë përmbajtjen e re duke sigurar që të të gjithë dokumentat të përmbushin standartet e vendosura të kompanisë;
- Do të lehtësojë publikimin e përmbajtjes në të gjitha kanalet online të kompanisë, do të punojë ngushtë me zhvilluesit dhe stafin e marketingut për publikimin / shfaqjen e përmbajtjes;
- Do të jetë përgjegjës për mbulimin e eventeve të qendrës tregtare dhe aktiviteteve të tjera dhe duke i komunikuar ato me audiencën tonë në internet;
- Përgjegjës për krijimin e promocioneve në internet, buletineve me e-mail;
- Përgjegjës për rritjen e rrjeteve tona sociale;
- Duhet të identifikojë mundësitë dhe mënyrat e reja për të patur pozicionin nr. 1 në ndërgjegjësimin online, duke u bazuar në standardin e vazhdueshëm të aktorëve të sektorit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
- Përgjegjës për zbatimin e ndryshimeve në paraqitjet online bazuar në përdorshmërinë dhe analitikën;
- Të aftë për të ofruar analizë analitike dhe për të propozuar veprime;
- Kryen detyra të tjera në lidhje me pozicionin dhe në suport të departamentit Marketing.
Kualifikimet
- Zotërim i Diplomës Bachelor ose Master në degët Marketing ose Administim Biznesi;
- Min 2 vjet eksperienë në pozicion të njëjtë ose të ngjashëm;
- Trajnime të ndryshme të lidhura me marketingun online janë plus;
- Të ketë një mentalitet inovativ duke synuar vazhdimisht të ecë përpara;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpnimi për të bashkëvepruar me anëtarët e ekipit dhe ekzekutivin;
- Njohuritë ose përvojë teknike përkatëse mund të përfshijë marketingun dixhital dhe menaxhimin e mediave sociale;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohuri shumë të mira kompjuterike;
- Metodik / dhe I e/ organizuar.
Shënime
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 16/07/2024 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Specialist i/e Marketingut Digjital”*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply