• Specialist/i Marketingut Dixhital

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Specialist/i Marketingut Dixhital është përgjegjës për përmbajtjen e të gjithë rrjeteve sociale të kompanisë dhe projekteve të saj.
Raporton tek Menaxheri i Marketingut Dixhital.

Detyrat​

  • Do të menaxhojë të gjithë përmbajtjen e kanaleve online dhe të gjitha projeket që lidhen me mediat sociale;
  • Do të krijojë, shkruajë, modifikojë përmbajtjen e re duke sigurar që të të gjithë dokumentat të përmbushin standartet e vendosura të kompanisë;
  • Do të lehtësojë publikimin e përmbajtjes në të gjitha kanalet online të kompanisë, do të punojë ngushtë me zhvilluesit dhe stafin e marketingut për publikimin / shfaqjen e përmbajtjes;
  • Do të jetë përgjegjës për mbulimin e eventeve të qendrës tregtare dhe aktiviteteve të tjera dhe duke i komunikuar ato me audiencën tonë në internet;
  • Përgjegjës për krijimin e promocioneve në internet, buletineve me e-mail;
  • Përgjegjës për rritjen e rrjeteve tona sociale;
  • Duhet të identifikojë mundësitë dhe mënyrat e reja për të patur pozicionin nr. 1 në ndërgjegjësimin online, duke u bazuar në standardin e vazhdueshëm të aktorëve të sektorit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Përgjegjës për zbatimin e ndryshimeve në paraqitjet online bazuar në përdorshmërinë dhe analitikën;
  • Të aftë për të ofruar analizë analitike dhe për të propozuar veprime;
  • Kryen detyra të tjera në lidhje me pozicionin dhe në suport të departamentit Marketing.

Kualifikimet​

  • Zotërim i Diplomës Bachelor ose Master në degët Marketing ose Administim Biznesi;
  • Min 2 vjet eksperienë në pozicion të njëjtë ose të ngjashëm;
  • Trajnime të ndryshme të lidhura me marketingun online janë plus;
  • Të ketë një mentalitet inovativ duke synuar vazhdimisht të ecë përpara;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpnimi për të bashkëvepruar me anëtarët e ekipit dhe ekzekutivin;
  • Njohuritë ose përvojë teknike përkatëse mund të përfshijë marketingun dixhital dhe menaxhimin e mediave sociale;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Metodik / dhe I e/ organizuar.

Shënime​

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 16/07/2024 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Specialist i/e Marketingut Digjital”
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top