• Specialist/e Blerjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Mundësi Punësimi - Specialist/e Blerjesh

VEGA Group është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.

Detyra të përgjithshme të rolit:
  • Kupton kërkesat e biznesit dhe ndërton marrëveshje që i përgjigjen këtyre kërkesave.
  • Udhëheq iniciativa të ndryshme të prokurimeve, që ndryshojnë në përmasa dhe kompleksitet.
  • Organizimin e tenderëve në treg dhe menaxhimin e procesit të vlerësimit me një ekip ndërfunksional për përzgjedhjen e furnitorëve.
  • Negocion marrëveshje për të arritur kushte sa më të favorshme komerciale për kompaninë.
  • Harton kontrata bazuar në kushte dhe terma standard të kompanisë.
  • Është përgjegjës për ngritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me furnitorët kryesorë.
  • Krijon dhe mirëmban marrëdhënie të forta me palët e interesit (stakeholders), ekipet ndërfunksionale dhe drejtuesit e lartë të kompanisë.
  • Zbaton standardet dhe procedurat e kompanisë, përfshirë përdorimin e mjeteve, programeve dhe proceseve të përcaktuara për realizimin e iniciativave të prokurimit.
  • Identifikon dhe zbaton mundësi për të gjeneruar kursime dhe për të sjellë përfitime për kompaninë nëpërmjet prokurimeve më efikase dhe strategjike.
Kriteret dhe kualifikimet:
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 1 vit eksperiencë pune në prokurime, logjistikë ose zinxhir furnizimi (Supply Chain).
  • Aftësi të mira në negocim dhe komunikim me palët e brendshme dhe të jashtme.
  • Aftësi analitike dhe mendim kritik për të vlerësuar oferta, kosto dhe përfitime.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekipe ndërfunksionale.
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike, veçanërisht Microsoft Excel dhe softuerëve të menaxhimit të prokurimeve (p.sh. ERP, SAP, MC etj.).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës italiane ose gjermanishtes përbën avantazh.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet kohore.

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Specialist/e Blerjesh”, ose "Aplikoni" më lehtë në linkun: https://vegagroup.al/job/specialist-e-prokurimesh/

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply
Back
Top