• Shkoder, ofrohet vend pune Asistent Drejtor Prodhimi

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Eksperienca
vetem me eksperience

Njoftim Pune – Asistent Drejtor Prodhimi

ECO PRO është një kompani e konsoliduar që operon në sektorin e prodhimit të produkteve të kartonit. Në kuadër të zgjerimit dhe forcimit të strukturës sonë prodhuese, jemi në kërkim të një Asistent Drejtor Prodhimi, i cili do të mbështesë menaxhimin, koordinimin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.

Përgjegjësitë kryesore

  • Mbështet Drejtorin e Prodhimit në planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të prodhimit
  • Koordinon dhe monitoron punën e stafit të prodhimit
  • Siguron respektimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë
  • Monitoron performancën e prodhimit dhe respektimin e afateve
  • Bashkëpunon në optimizimin e kostove dhe proceseve
  • Përgatit raporte ditore dhe javore mbi ecurinë e prodhimit

Kërkesat

  • Përvojë e mëparshme në ambient prodhimi (preferohet në sektorin e kartonit/ambalazhit)
  • Njohuri mbi proceset e prodhimit dhe planifikimit
  • Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel
  • Njohja e sistemeve ERP përbën avantazh

Aftësi personale

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi të mira komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të mësuar

Ne ofrojmë

  • Punësim në një kompani të strukturuar dhe në rritje
  • Ambient pune dinamik dhe motivues
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Pagë dhe kushte pune në përputhje me përvojën
📩
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre, duke specifikuar në subjekt “Asistent Drejtor Prodhimi”.
ECO PRO SHPK
TEL:0692048999
MAIL:ecopro358@gmail.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top