• Shitës/Shitëse

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, është në kërkim të një Shitës/Shitëse

Qellimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
• Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
• Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
• Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
• Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
• Në bashkëpunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kërkuar.
• Sistemon produktet në ambjentet e ekspozimit të tyre;
• Raporton çdo ditë tek supervizori përkatës kërkesat e klientëve.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Të ket perfunduar arsimin e lartë
Eksperiencë pune: Preferohen eksperienca të ngjashme të mëparëshme të punës në fushën e shitjeve.

Aftësitë:

• Të njohë mire gjuhën Angleze ose Italiane
• Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
• Të pëlqeje punën me njerëzit.
• Njohuri paraprake të produkteve.
• Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
• Puna është me dy turne

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tone elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357.
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top