• Senior Specialist i Raportimit dhe Kontrollit Financiar

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Raportimit dhe Kontrollit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Senior Specialist i Raportimit dhe Kontrollit Financiar
Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Siguron prodhimin e raporteve të nevojshme për kërkesat e brendshme të bankës (Departamentet, Drejtimi Ekzekutiv, Bordi i Drejtorëve) si dhe palëve të tjera të treta të autorizuara për marrjen e informacioneve nga banka, duke ushtruar në këtë proces dhe një kontroll dytësor mbi vërtetësinë dhe saktësinë e pasqyrave financiare të bankës.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për gjenerimin e bilancit ditor të bankës duke ushtruar një kontroll dhe analizë të shpejtë mbi të dhënat gjatë këtij raportimi.
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve të likuiditetit si dhe raportimin mujor e tremujor të Bankës së Shqipërisë (SRU-së).
  • Përgjegjës për përgatitjen e paketave raportuese për Komitetet e Bankës.
  • Pjesëmarrje në veprimet përllogaritëse apo kontrolluese gjatë proçesit të mbylljes së pasqyrave financiare deri në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore.
  • Siguron përgatitjen e pasqyrave financiare të degëve të bankës duke vënë në dispozicion analizën e profitabilitetit të tyre.
  • Kujdeset për përgatitjen e raporteve dhe analizave eventuale të sistemit bankar në bazë të raportit statistikor të Bankës së Shqipërisë dhe/apo publikimeve të tjera në lidhje me këtë sistem.
  • Bashkëpunon ngushtë me Njësinë e Analizës dhe Buxhetit gjatë proçesit të buxhetimit.
Profili Individual:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, ose fusha te ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme të paktën 5 vite në fushën e raportimit në sektorin bankar.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese verbale dhe me shkrim.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, raportimi, i/e kujdesshëm ndaj detajeve.
  • Iniciativë dhe përgjegjësi e lartë, të arrijë punë cilësore me minimumin e mbikëqyrjes.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • I përgjegjshëm dhe ruan konfidencialitetin e informacionit.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe kompjuterike (vecanërisht në excel, access.)
Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 16 Mars 2023 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top