• Senior Specialist i Buxhetimit dhe Analizave

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Divizionin e Financës në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Senior Specialist i Buxhetimit dhe Analizave
Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Përgjegjës për proçesin e buxhetimit në Bankë. Analist/e kryesore e zhvillimeve financiare të Bankës dhe të dhënave.

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Përgjegjës për proçesin e planifikimit dhe buxhetimit institutional, nga faza e përgatitjes deri në analizën aktuale kundrejt buxhetit.
  2. Analizon në detaje variancat fakt-buxhet si dhe trendin e zhvillimeve financiar të Bankës.
  3. Kryen kontrollet e nevojshme në lidhje me zërat e buxhetuar.
  4. Analizon KPI të përgjithshme të Bankës.
  5. Vepron si menaxher projekti në grupe të caktuara për të zbatuar kërkesa të ndryshme ose aplikime të tjera në kuadër të ndryshimeve/përmirësimeve të buxhetit, në mënyrë që të përmbushë kërkesat ekzistuese ose të reja.
  6. Analizon të dhënat e përgjithshme në lidhje me klientët dhe produktet e Bankës.
  7. Kryen analiza të sistemit bankar, duke përfshirë analizën periodike të Bankës si një e tërë krahasuar me Bankat e të njëjtit nivel në sistemin bankar, bazuar në informacionin e disponueshëm publik.
  8. Në bashkëpunim me Raportimet dhe Rrjetin e Degëve, sipas nevojës, monitoron dhe kryen analiza dhe raporte në lidhje me degët e Bankës sa i përket performancës së tyre dhe realizimit të objektivave.
  9. Ndihmon Drejtuesin e Divizionit të Financës (ose/dhe menaxherët e tjerë ekzekutivë) duke kryer analiza të ndryshme mbi elemente specifikë të buxhetit/planifikimit dhe jo vetëm, ose çdo përgjegjësi dhe detyrë tjetër që mund të paraqitet.
Profili Individual:
  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, ose fusha te ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme të paktën 5 vite në fushën e raportimit në sektorin bankar.
  • Aftësi të forta analitike dhe numerike.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese verbale dhe me shkrim.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, raportimi, i/e kujdesshëm ndaj detajeve.
  • Iniciativë dhe përgjegjësi e lartë, të arrijë punë cilësore me minimumin e mbikëqyrjes.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • I përgjegjshëm dhe ruan konfidencialitetin e informacionit.
  • Njohuri mjaft të mira të programeve kompjuterike MS Office.
  • Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze.
Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 16 Mars 2023 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top