• Senior Specialist i Administratës

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin për Adminstratës, në pozicionin:

Senior Specialist i Administratës

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Zbaton me përpikmëri të gjitha detyrat me lidhje me kontrollin e procesit të pagesave në departamentin e Administratës, rregjistrimin e saktë te rregullt të aktiveve fikse, pjesëmarrjen në inventar, përgatitjen e raporteve për Departamentin e Administratës.

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Procesi i Pagesave

  • Siguron kryerjen e pagesave për blerje mallra dhe shërbime në kohë duke zbatuar kushtet kontraktuale, si ato që procesohen në SAP dhe ato që procesohen në mënyrë manuale jashte SAP;
  • Siguron komunikimin me departamentet e tjera përgjegjëse për të realizuar në kohë proceset e tyre të pranimit të shërbimeve, si dhe duke siguruar në pagesat manuale të jenë nënshkruar nga drejtuesi i Njësise/Dept. që kanë marrë mallin shërbimin;
  • Kontrollon dhe sigurohet që janë zbatuar autoritetet aprovuese të kërkesës për blerje në raport me buxhetin dhe përzgjedhjes së furnitorit sipas autoriteteve të përcaktuara në Politikën e prokurimeve dhe manualin e hartuar në zbatim të saj;
  • Kontrollon që fatura është konform kërkesave ligjore dhe është plotësuar saktë dhe me të gjithë informacionin/elementët e nevojshëm;
  • Kontrollon të gjitha llogaritjet e detyrimeve finale nëse janë sipas termave të kontratës/ marrëveshjes;
  • Sigurohet që janë zbatuar nivelet autoritetet aprovuese të pagesës;
  • Mban marrëdhenie/ komunikim me furnitoret në rastet e faturimeve jo në përputhje me kushtet kontraktuale, apo të rëna dakord;
  • Ndjek pagesat në kohë te utiliteteve, qerave, taksave lokale etj
  • Përgjegjës për kryerjen e paradhënieve për blerje të vogla dhe siguron ndjekjen dhe mbylljen në kohë të tyre duke përgatituar Urdhër rregjistrimet dhe dokumentacionin për mbylljen e tyre;

  1. Asetet Fikse
Rregjistron asetet fikse në mënyrë të saktë e të rregullt duke evidentuar dhe ndjekur lëvizjen e të gjitha pasurive dhe një rakordim ndërmjet inventarit fizik e librave kontabël. Ky proces përfshin:

  • Marrjen në dorëzim të aktiveve fikse dhe kodifikimin e tyre
  • Pasqyrimine aktiveve fikse në softin e bankës rregjistrimin,transferimin, nxjerrjen jashtë përdorimit dhe shitjen e aktiveve fikse;
  • Kryerjen e Inventarit fizik;

  • Siguron ndjekjen e procedurave të Bankës lidhur me nxjerrjen jashtë përdorimit, apo shitjen e aktiveve fikse;
  • Eshtë përgjegjës per përgatitjen e raporteve periodike dhe raportimin e tyre në kohë lidhur me aktivet në proces.
Kërkesat e profilit:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë pune minimumi 3 vite në Financë/Administratë/Logjistike. Eksperienca e punes në sektorin bankar (në Finance ose Administratë ose në struktura të tjera të ngjashme) përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të përballuar njëkohësisht disa detyra;
  • I/E orientuar drejt zgjidhjes së situatave;
  • Aftësi për të punuar shpejt dhe saktë dhe i/e pavarur si dhe i/e vëmëndshëm ndaj detajeve;
  • Të veprojë me integritet dhe i/e aftë të ndërtojë marrëdhenie konstruktive me njerëzit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të zotërojë paketën MS Office,
  • Njohja e sistemeve FlexCube dhe SAP për procese të prokurimeve dhe pagesave përben avantazh.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 17 Prill 2023:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top