• Senior Financial Reporting Specialist

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist i lartë i Raportimit Financiar
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Monitoron dhe kontrollon raportet periodike të menaxhimit, metodat e kostove lidhur me investimet, analizën e punës të çdo lloj kostoje tjetër përveç investimeve, si dhe kontrollon raportet me palë të treta.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Përgatitja dhe konsolidimi i të dhënave financiare të projekteve, duke siguruar saktësinë, plotësinë dhe përputhshmërinë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar;​
  • Koordinimi me ekipin e Kontabilitetit dhe Raportimit për të marrë dhe analizuar të dhënat financiare nga çdo projekt për qëllime raportimi;​
  • Sigurimi që të respektohen afatet dhe kërkesat ligjore për raportimin financiar për çdo projekt;​
  • Kryerja e analizave financiare në të dhënat financiare të projektit për të identifikuar trendet, ndryshimet, dhe fushat e përmirësimit;​
  • Përgatitja e raporteve financiare dhe treguesit kryesorë të performancës (KPI) për çdo projekt për të mbështetur proceset e vendimmarrjes dhe vlerësimin e performancës;​
  • Përgatitja e raporteve të veçanta të menaxhimit, përfshirë analizën e buxhetit në krahasim me të realizuarin, shpjegime për ndryshimet dhe përmbledhje të performancës financiare;​
  • Bashkëpunimi me menaxherët e projektit dhe për të zhvilluar dashboard-e dhe matrica të veçanta të performancës;​
  • Suporti në përgatitjen e raporteve dhe prezantimeve për nivelin ekzekutiv lidhur me performancën financiare të projektit në tërësi (për qëllime të menaxhimit dhe të ortakëve);​
  • Suporti në përgatitjen e analizave, raporteve dhe prezantimeve për palë të tjera të treta (psh. shoqëri menaxhuese të disa prej projekteve), përfshirë koordinimin me këta subjekte për raportimimin dhe monitorimin e treguesve kryesorë të performancës;​
  • Përdorimi i sistemeve financiare dhe mjete të tjera të raportimit për të lehtësuar dhe automatizuar procesin e raportimit financiar;​
  • Identifikimi i mundësive për përmirësim të proceseve, përmirësim të integritetit të të dhënave dhe rritje te efikasitetit në raportimin financiar;​
  • Bashkëpunimi me ekipet e IT dhe kontraktorët e jashtëm për të optimizuar sistemet e raportimit financiar dhe siguruar saktësinë dhe integritetin e të dhënave;​
  • Sigurimi i respektimit të raportimeve ligjore dhe kërkesat për deklarim të të dhënave financiare në përputhje me kerkesat ligjore;​
  • Suporti në përgatitjen e të dhënave financiare të projektit për auditorët e jashtëm (të kompanisë dhe të grupit);​
  • Përditësimi me ndryshimet në standardet e raportimit financiar, kërkesat e raportimit dhe praktikat më të mira të industrisë;​
  • Analiza dhe ndjekja e zbatimit të procedurave të departamentit, propozimi i ndryshimeve për procedurat ekzistuese në funksion të punës;​
  • Në bashkëpunim me Finance Manager dhe CFO, përgatit procedura të departamentit të financës;​
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Finance/Kontabilitet

Kualifikime të tjera:​
  • Të paktën 5 vite eksperiencë;​
  • Njohuri të forta të parimeve, koncepteve dhe standardeve (kombëtare dhe ndërkombëtare) të kontabilitetit (GAAP ose IFRS) është thelbësore për raportimin e saktë financiar;​
  • Aftësi në përgatitjen e pasqyrave financiare, duke përfshirë bilancet, pasqyrat e të ardhurave dhe pasqyrat e Cash Flow;​
  • Aftësia për të analizuar të dhënat financiare, për të identifikuar tendencat dhe për të ofruar njohuri për vendimmarrje;​
  • E orientuar drejt detajeve për të siguruar saktësinë në raportimin financiar dhe pajtueshmërinë;​
  • Njohja me softuerin e kontabilitetit, sistemet e planifikimit të burimeve të ndërmarrjes (ERP) dhe softuerin (p.sh., Excel) është i rëndësishëm;​
  • Aftësitë të mira në komunikim për të shpjeguar informacionin kompleks financiar tek palët e interesuara jofinanciare;​
  • Aftësia për të identifikuar dhe trajtuar çështjet e kontabilitetit dhe raportimit në kohën e duhur;​
  • Kuptimi i rregulloreve përkatëse dhe kërkesave të pajtueshmërisë, veçanërisht në industritë me standarde specifike raportimi;​
  • Standardet e larta etike janë thelbësore në kontabilitet dhe raportim për të ruajtur integritetin dhe transparencën.​
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...ancial-Reporting-Specialist?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 11/06/2026
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top