Sarande, ofroj vend pune Menaxher Mirëmbajtje
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Menaxherit të Mirëmbajtjes
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të kompanisë ATDG. Të jetë person dinamik dhe i aftë të ofroj shërbim në mënyrë korrekte.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Evidentimi i problemeve dhe përcaktimi i veprimeve të nevojshme për eleminimin e tyre;
- Inspektimi i strukturave dhe realizimi i riparimeve të nevojshme;
- Inspektimi i strukturave mekanike & elektrike, riparimi i tyre;
- Monitorimi dhe ruajtja e sistemeve të mbrojtjes nga zjarri;
- Mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve elektroshtëpiake;
- Përgatitja e planit të punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen;
- Menaxhimi dhe kontrolli i i zbatimit të planit të punës;
- Regjistrimi i të dhënave në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e bëra;
- Hartimi i listave të furnizimeve me materjalet e nevojshme;
- Ruajtja dhe kontrolli i inventarëve;
- Mbikqyrja e punonjësve të mirëmbajtjes në kryerjen e detyrave të tyre (izolime, suvatime, lyerje, riparime të pajisjeve hidraulike, elektrike, si dhe sistemeve të lidhura me to);
- Përgatitja e rregullores së sigurimit teknik, kontrollin dhe zbatimin e saj;
- Supervizimi i stafit gjatë punës;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë Universitare në degën e Inxhinieri Ndërtimit përbën avantazh;
- Eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe / ose në atë të mirëmbajtjes;
- Të kenë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
- Të kenë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës
- Të kenë aftësi komunikuese me kolegët, stafin, klientët;
- Të jenë të aftë të organizojnë punën në mënyrë individuale apo në grup;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të njohin paketën Microsoft Office;
- Të jenë korrektë;
- Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912
Apply WhatsApp